Liahona
Ne Flasim për Krishtin
Mars 2024


“Ne Flasim për Krishtin”, Liahona, mars 2024.

Për Prindërit

Ne Flasim për Krishtin

një nënë dhe fëmijë të ulur në një tryezë

Placeholder credit line

Të Dashur Prindër,

Nefi i mësoi popullit të tij se sa thelbësore është që ta vendosim Zotin në krye të jetës sonë. Ai shkroi: “Ne flasim për Krishtin, ne gëzohemi në Krishtin, ne predikojmë për Krishtin, ne profetizojmë mbi Krishtin dhe shkruajmë sipas profecive tona, që fëmijët tanë të mund të dinë se cilit burim t’i drejtohen për heqjen e mëkateve të tyre” (2 Nefi 25:26). Ju mund t’i shqyrtoni artikujt vijues me familjen tuaj për t’i drejtuar ata dhe njerëz të tjerë që i doni, tek ungjilli i Jezu Krishtit, tek udhërrëfimi i Tij dhe te parimet e mençura që do të na ndihmojnë ta kërkojmë Atë në një botë bashkëkohore plot trazirë.

Diskutimet mbi Ungjillin

Ungjilli i Jezu Krishtit Është për çdo Njeri

Të gjithë njerëzit kanë nevojë për shpresën dhe shëlbimin që sigurojnë ungjilli dhe Shlyerja e Jezu Krishtit. Diskutoni me familjen tuaj për disa mësime nga artikulli i Plakut Xhefri R. Holland se si mund ta doni dikë, t’i tregoni atij dhe ta ftoni atë që ta marrë e ta përqafojë ungjillin e Jezu Krishtit (shihni te faqja 4).

Parime të Mençura për Përdorimin e Mediave

Teknologjia dhe mediat janë mjete të dobishme kur përdoren siç duhet. Shqyrtoni disa parime udhëzuese në faqen 22 dhe diskutoni mbi standardet e familjes suaj për përdorimin e mediave. Duke përdorur pjesën “pyetje për t’u përsiatur”, merreni parasysh se çfarë po shkon mirë dhe çfarë mund të përmirësohet.

Ndjekja e Shpëtimtarit me Besim

Në artikullin e tij në faqen 40, Plaku Benxhamin M. Z. Tai tregon katër mënyra se si na ndihmon Shpëtimtari. Pasi t’i rishikoni këto me familjen tuaj, diskutoni se si ju është dhënë ndihmë kur e keni ndjekur Shpëtimtarin me besim.