Liahona
Një Fytyrë në Dritare
Mars 2024


“Një Fytyrë në Dritare”, Liahona, mars 2024.

Zëra të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

Një Fytyrë në Dritare

Mendova se fqinja ime po fuste hundët, por kuptova se ajo kishte nevojë vetëm për një shoqe.

fotografi e Maija-Karina Mekinenit

Fotografia me mirësinë e autores

Shpesh e shihja të njëjtën fytyrë duke parë ngultas nga dritarja e një apartamenti. Mendoja me vete: “A nuk është e trishtueshme që dikush shikon vazhdimisht nga dritarja e vet, duke gjykuar veprimtaritë e fqinjëve?”

Më pas një ditë mendova se ndoshta duhet të shkoja të pyesja nëse mund ta ndihmoja. Vendosa të marr me vete pak bukë të sapogatuar.

Buka e ngrohtë e shkriu akullin në zemrën e fqinjës sime të moshuar. E përlotur më tregoi se sa e vetmuar ndihej. Askush nuk e vizitonte dhe askush nuk e merrte në telefon, madje as fëmijët e saj. Me dorën që i dridhej, ajo fshiu lotët nga faqet.

Psherëtiu dhe më pas tha: “Sa mirë do të ishte të largohesha nga kjo botë. Nuk gjykoj askënd kur shikoj nga dritarja. Thjesht shikoj fëmijët duke luajtur dhe gjëra të tjera që ndodhin në oborr.”

grua duke vështruar jashtë nga dritarja

Ilustrimi nga Alex Nabaum

Me kalimin e kohës, folëm për ungjillin. Fillimisht ajo ishte e rezervuar sepse bashkëshorti i saj shërbeu si drejtues në një kishë tjetër. Por sa më shumë që flisnim, aq më shumë i bënin përshtypje të vërtetat që i tregoja për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij të rivendosur.

“Është e mrekullueshme që kemi të njëjtin Jezus!” – tha ajo. “A do ta shohim njëra‑tjetrën në parajsë?”

“Po” – iu përgjigja – “do të jemi atje së bashku, dorë për dore.”

Që nga ajo kohë, ne qemë mikesha të mira për shumë vite, derisa ajo më në fund u largua nga kjo botë.

Tani më pëlqen të mendoj se fqinja ime e dikurshme shikon nga dritarja e shtëpisë së saj qiellore, duke ndjekur veprimtaritë tona dhe duke shpresuar se kemi harmoni dhe dashuri të mjaftueshme për njëri‑tjetrin.