Liahona
Sot Është Dita për të Shpërndarë Ungjillin e Shpëtimtarit
Korrik 2024


“Sot Është Dita për të Shpërndarë Ungjillin e Shpëtimtarit”, Liahona, korrik 2024.

Mirë se Vini në Këtë Numër Botimi

Sot Është Dita për të Shpërndarë Ungjillin e Shpëtimtarit

Presidenti Rasëll M. Nelson ka deklaruar: “Nuk ka pasur kurrë një kohë në historinë e botës kur njohuria për Shpëtimtarin tonë të ishte më jetike personalisht dhe më me vend për çdo shpirt njerëzor” (“E Vërtetë e Kulluar, Doktrinë e Kulluar dhe Zbulesë e Kulluar”, Liahona, nëntor 2021, f. 6). Kjo është arsyeja pse e pranojmë ftesën e Shpëtimtarit dhe urdhërohemi që ta shpërndajmë ungjillin e Tij (shihni te Mateu 28:19).

Kjo është një punë e rëndësishme në të cilën mund të marrin pjesë të gjithë. Në këtë numër botimi, Plaku Kuentin L. Kuk, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, jep mësim se “mundësitë janë kudo për t’i ndihmuar të tjerët të vijnë te Krishti duke treguar dashurinë tonë, duke shprehur bindjet tona dhe duke i ftuar të na bashkohen për të përjetuar gëzimin e ungjillit të Jezu Krishtit” (faqe 4).

Jemi mirënjohës për çdo të ri e të re që shërben në një mision mësimdhënieje ose shërbimi, por ashtu siç e them në artikullin tim të këtij botimi: “Na nevojiten më shumë, shumë e më shumë, në rreshtat e parë, një ushtri misionarësh dhe anëtarësh”.

Them gjithashtu se “sot është dita që ne të tregojmë karakter e guxim dhe ta shpërndajmë ungjillin e Jezu Krishtit” (faqe 40). Ndërsa studioni përpjekjet misionare të Amonit, Abishit dhe të tjerëve në Librin e Mormonit këtë muaj, ju ftoj të reflektoni mbi mënyrën se si mund ta shpërndani gëzimin e ungjillit të Shpëtimtarit te njerëzit përreth jush.

Plaku Eduardo Gavaret,

i Të Shtatëdhjetëve

një burrë dhe misionarë duke u lutur në godinën kishtare

“Mos i thuaj asgjë veçse pendim këtij brezi; zbato urdhërimet e mia dhe ndihmo për të sjellë veprën time, sipas urdhërimeve të mia, dhe ti do të bekohesh.”

Fotografia nga Matthew Reier