Liahona
Nairobi, Kenia
Korrik 2024


“Nairobi, Kenia”, Liahona, korrik 2024.

Kisha Është Këtu

Nairobi, Kenia

hartë me rreth përqark Kenias
gazelë në fushë me qiellgërvishtëse në sfond

Dy njerëzit e parë që u bashkuan me Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Kenia, u pagëzuan dhe u konfirmuan në vitin 1979. Në vitin pasues dy misionarët e parë, një çift i moshuar, mbërritën në Kenia. Deri në vitin 1981 ishin formuar dy degë, në Nairobi dhe Kiboko. Sot Kisha në Kenia ka:

  • 17 430 anëtarë (përafërsisht)

  • 2 kunje, 57 lagje dhe degë, 1 mision

  • 1 tempull të njoftuar (Nairobi)

Gjetja e Gëzimit te Zoti

Si anëtare e re e Kishës, Gledis Onduari gjen gëzim në ungjillin edhe kur përballet me sprova: “Jam kaq e lumtur! Zoti m’i ka hapur sytë në kohën e duhur. E di se Jezu Krishti është strehimi im kur gjërat janë të vështira.”

grua me përparëse duke buzëqeshur

Fotografia nga Lucy Stevenson Ewell

Më shumë rreth Kishës në Kenia

  • Një i ri nga Kenia shërben në një mision në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara, ku ai është në gjendje të ndihmojë refugjatët afrikanë.

  • Një profil i shkurtër dhe dëshmi nga një e re që jeton në Kenia.

  • Një i ri që jeton në Kenia, tregon se si Krishti e ka forcuar atë që të bëjë gjëra të vështira.

  • Teksa e jetojnë ungjillin, anëtarët në Kenia krijojnë vende të mbrojtura nga trysnitë e botës.

  • Një profesor i historisë së Kishës tregon për rritjen e Kishës në Çulu të Kenias.

pamje e qytetit të Nairobit

Qendra e qytetit të Nairobit. Kunji i parë i Kishës në Kenia u organizua në Nairobi më 9 shtator 2001.

Plaku Sitati dhe një punëtor në vendin e ndërtimit për tempullin

Ndërkohë që shërbente si President i Zonës Qendrore të Afrikës, Plaku Xhozef W. Sitati, i cili lindi në Kenia, vizitoi vendin e ndërtimit për Tempullin e Nairobit në Kenia me udhëheqës të tjerë të Kishës më 21 maj 2022.

dy burra të ulur së bashku

Kalimi i historisë familjare te pasardhësit është i rëndësishëm. Ka pesë qendra të programit FamilySearch në Kenia dhe njerëz në terren shkojnë e mbledhin historitë gojore që të mund t’i ruajnë për brezat e ardhshëm.

nënë dhe dy vajza

Kisha filloi në Kenia me anëtarë që mblidheshin së bashku në shtëpi banimi. Sot ka mbi 50 bashkësi shenjtorësh që mblidhen në Kenia.