“Nga Çfarë do të Hiqje Dorë që të Njihje Perëndinë?”, Liahona, korrik 2024.
Eja, Më Ndiq
Nga Çfarë do të Hiqje Dorë që të Njihje Perëndinë?
Të jetuarit e ungjillit shpesh kërkon sakrificë. Ati Qiellor kërkon nga ne që të heqim dorë nga prirjet tona të natyrshme për të marrë diçka më të shkëlqyer: një njohuri për Perëndinë dhe bekimet e pakrahasueshme që ofron Ai.
Ati i mbretit Lamoni e shfaqi këtë gatishmëri për të sakrifikuar kur pyeti: “Në qoftë se ka një Perëndi dhe në qoftë se ti je Perëndia, a do të më shfaqesh dhe unë do t’i braktis të gjitha mëkatet e mia për të të njohur dhe që të mund të ngrihem së vdekuri dhe të shpëtohem në ditën e fundit” (Alma 22:18; theksimi i shtuar).
Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim se të mposhturit e botës dhe të afruarit më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit përfshin “të zgjedhim të përmbahemi nga çdo gjë që e largon Shpirtin” dhe “të jemi të gatshëm t’i ‘braktis[im]’ madje edhe mëkatet tona të parapëlqyera”.
Bekimet
Përveç bekimeve që kërkoi ati i mbretit Lamoni, domethënë ringjalljes dhe shpëtimit, Presidenti Nelson ka renditur më shumë bekime që vijnë nga përpjekjet tona për t’u bërë më shumë si Jezu Krishti dhe për të qëndruar në shtegun e besëlidhjeve. Këto përfshijnë:
-
Ndryshimin e zemrës dhe të natyrës
-
Dashurinë hyjnore
-
Përulësinë
-
Bujarinë
-
Dashamirësinë
-
Vetëdisiplinimin
-
Paqen
-
Vetëbesimin
-
Gëzimin
-
Çlodhjen
-
Forcën shpirtërore
-
Zbulesën vetjake
-
Besimin në rritje
-
Shërbesën e engjëjve
-
Mrekullitë
Nëse e keni të vështirë që të sakrifikoni mëkate të caktuara, mos u dorëzoni. Presidenti Nelson na kujton se “mundja e botës sigurisht nuk do të thotë që të bëheni të përsosur në këtë jetë, as nuk do të thotë që problemet tuaja do të avullojnë si me magji, sepse nuk do të ndodhë. Dhe kjo nuk do të thotë se ju nuk do të bëni gabime prapëseprapë. Por mundja e botës do të thotë se qëndresa juaj ndaj mëkatit do të rritet.”
Kur bëjmë përpjekje për të hequr dorë nga mëkatet tona si ati i mbretit Lamoni, ne do të zbulojmë se, për ta njohur Perëndinë, gjithmonë ia vlen të sakrifikojmë. Kur e bëjmë këtë gjë, jeta e secilit prej nesh do të bëhet diçka më e shkëlqyer nga ajo që mund ta bënim vetë.