“Ndjekja e Jezusit në Vanuatu”, Miku, janar 2024, f. 10–11.
Ndjekja e Jezusit në Vanuatu
Njihu me Emën!
Si e Ndjek Ema Jezusin
Ema e ndjek Jezu Krishtin duke qenë e sjellshme. Ajo dëshiron të jetë shoqe me të gjithë! I pëlqen të flasë me njerëz dhe të luajë lojëra me fëmijët e tjerë. “Më pëlqen të luaj me miqtë e mi dhe t’u jap dhurata ngaqë më pëlqejnë njerëzit” – thotë Ema. Ndonjëherë ajo bën kartolina për miqtë dhe familjen e saj.
Ema e ndihmon gjithashtu mamin e vet të kujdeset për vëllezërit e saj binjakë. Ajo ndihmon për përgatitjen e vakteve ushqimore për familjen e saj dhe i ushqen me biberon vëllezërit e saj foshnja. “Ndihem mirë dhe e lumtur kur ndihmoj. E di se Ati Qiellor do të më bekojë” – thotë Ema.
Rreth Emës
Mosha: 10 vjeçe
Nga: Shefa, Vanuatu
Gjuhët: anglisht, bislamisht, fixhianisht
Synimet: 1) Të shkojë në mision. 2) Të jetë pilote.
Veprimtaritë e parapëlqyera: Noti dhe karaoke
Familja: Ema, mami, babi, një motër dhe dy vëllezër
Gjërat e Parapëlqyera të Emës
Historia nga Libri i Mormonit: Lehi dhe familja e tij largohen nga Jerusalemi (shih te 1 Nefi 2)
Tradita për festa: T’u japë miqve karamele dhe kartolina për Pashkë
Fruta dhe perime: Banane, mollë, portokalle, shalqi, sallatë jeshile dhe karota
Ngjyra: Rozë
Kënga e Fillores: “Familjet Mund të Jen’ Bashk’ Përgjithmon’” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 98)