“Kush Është Mbreti Beniamin?” Miku, maj 2024, f. 24–25.
Mëso rreth Librit të Mormonit
Kush Është Mbreti Beniamin?
Mbreti Beniamin ishte një profet i Perëndisë dhe një mbret i drejtë. Ai e mblodhi popullin e vet për t’i dhënë mësim. Ai qëndroi në një kullë në mënyrë që më shumë njerëz të mund ta dëgjonin atë. Njerëzit ngritën çadra rreth e rrotull kullës për ta dëgjuar. Ishte si konferenca e përgjithshme!
Mbreti Beniamin dha mësim se Jezu Krishti do të lindte në tokë. Jezusi do të kryente mrekulli. Ai do të vuante dhe do të vdiste për mëkatet e të gjithë njerëzve. Më pas ai do të ringjallej në mënyrë që ne të gjithë të mund të jetojmë përsëri.
Mbreti Beniamin i ftoi njerëzit të merrnin mbi vete emrin e Krishtit. Kjo do të thotë se ata bënë një besëlidhje, ose premtim, për ta ndjekur Perëndinë dhe për t’i zbatuar urdhërimet e Tij.
Sot ne e tregojmë se jemi të gatshëm të marrim mbi vete emrin e Krishtit kur pagëzohemi.
Sfida me Shkrimet e Shenjta
-
Pasi njerëzit e dëgjuan mbreti Beniamin, me cilin bënë ata një besëlidhje? (Mosia 5:5)
-
Çfarë i tha Abinadi mbretit Noe se ai kishte nevojë të bënte që të shpëtohej? (Mosia 12:33)
-
Pasi Alma dhe Helami dolën nga uji, ata u mbushën me çfarë? (Mosia 18:14)
Unë Mund ta Lexoj Librin e Mormonit!
Pasi të lexosh, ngjyrose një pjesë të figurës. Mund t’i lexosh këto shkrime të shenjta që shkojnë paralelisht me pjesën e leximit të çdo jave nga programi Eja, Më Ndiq.
-
Java 1: Mosia 4:9
-
Java 2: Mosia 7:19
-
Java 3: Mosia 16:9
-
Java 4: Mosia 18:8–10