Miku
Shënimet e Konferencës
Maj 2024


“Shënimet e Konferencës”, Miku, maj 2024, f. 6.

Shënimet e Konferencës

Zotimet e Besëlidhjeve

Pamja
Dallin H. Ouks

Presidenti Ouks dha mësim se një besëlidhje është një zotim për të bërë gjëra të caktuara. Për shembull, mjekët dhe zjarrfikësit besëlidhin që t’u shërbejnë njerëzve në komunitetin e tyre. Kur bëjmë besëlidhje me Atin Qiellor, si për shembull kur pagëzohemi, ne premtojmë se do t’i shërbejmë Atij dhe do t’iu bindemi urdhërimeve të Tij. Ai na bekon kur i mbajmë besëlidhjet tona.

Kjo më mëson:

Pamja
Kapelë zjarrfikësi dhe stetoskop

Vazhdo të Vozitësh

Pamja
Dejll G. Renland

Plaku Renland tregoi rreth një udhëtimi me kajak ku ai voziti shumë përpara familjes së tij. Kur u ndal, një valë e hodhi atë në ujë. Udhërrëfyesi i tha që të vazhdonte të voziste në mënyrë që të lëvizte përpara dhe të mos binte. Nëse vazhdojmë të “vozitim” drejt Shpëtimtarit, ne mund të qëndrojmë të palënduar dhe të sigurt.

Kjo më mëson:

Pamja
Kajak dhe lopatë

Marrja e një Dëshmie

Pamja
Mark L. Pejs

Presidenti Pejs tregoi se si kur ishte 11 vjeç, nëna e vet e pyeti a e dinte vetë se ungjilli është i vërtetë. Ai vendosi të lexonte Librin e Mormonit dhe të lutej për ta ditur. Teksa lutej, ai ndjeu ngushëllim e paqe nga Fryma e Shenjtë. Kjo e ndihmoi që të fitonte dëshminë e vet.

Kjo më mëson:

Pamja
Libër i hapur

Pesë Gurët

Pamja
Andrea Munjoz Spanaus

Motra Spanaus tregoi historinë e Davidit dhe Goliathit. Ashtu si Davidi kishte pesë gurë për të luftuar kundër Goliathit, ka pesë “gurë” për t’ju ndihmuar që të përballeni me sfidat në jetë. Ata janë dashuria për Perëndinë, besimi te Jezu Krishti, njohuria se ti je një fëmijë i Perëndisë, pendimi i përditshëm dhe qasja te fuqia e Perëndisë.

Kjo më mëson:

Pamja
Hobe dhe gurë
Pamja
Faqe në PDF

Ilustrimet nga Josh Talbot

Shtyp në Letër