Miku
Të Dëgjuarit e Frymës së Shenjtë
Maj 2024


“Të Dëgjuarit e Frymës së Shenjtë”, Miku, nëntor 2024, f. 39.

Shkruar nga Ti

Të Dëgjuarit e Frymës së Shenjtë

Pamja
Djalë duke mbajtur dorën si kupë te veshi

Një ditë gjatë mbrëmjes së shtëpisë, mami po fliste rreth Frymës së Shenjtë. Ajo tha se shpesh Fryma e Shenjtë flet duke të dhënë një mendim në mendjen tënde.

Kur e tha këtë, isha kaq i befasuar. Vetëm pak më parë isha lutur dhe i kisha kërkuar Atit Qiellor që të më ndihmonte të ndieja Frymën e Shenjtë. Por nuk e dija se Fryma e Shenjtë mund të më fliste në mendje në atë mënyrë. Gjatë gjithë jetës kisha pasur mendime që më kishin udhërrëfyer për të zgjedhur të drejtën. Tani e dija se ato mendime erdhën nga Fryma e Shenjtë.

Nga ajo kohë, e kam vënë re shumë më tepër Frymën e Shenjtë. Pikërisht të dielën e kaluar po bënim përsëri mbrëmje të shtëpisë. Këtë herë ishte rreth dëshmive. Nuk e dija se çfarë ishte një dëshmi, kështu që pyeta babin. Ai më tha se një dëshmi është diçka që ti e di ose e beson se është e vërtetë. Ai tha se ne e marrim dëshminë tonë nga Fryma e Shenjtë. Më pas mendova se si fillova ta vija re Frymën e Shenjtë më tepër dhe FAP! Kisha dhe unë një dëshmi.

Dijenia për këtë më bën të ndihem më i lumtur. Dua të jem një ndjekës më i mirë i Jezu Krishtit dhe ta dëgjoj gjithmonë Frymën e Shenjtë.

Pamja
Historia në formatin PDF

Ilustrimi nga Brenna Vaughan

Shtyp në Letër