Miku
Njihu me Plakun Patrik Kirën
Maj 2024


“Njihu me Plakun Patrik Kirën”, Miku, maj 2024, f. 7.

Thirret një Apostull i Ri

Njihu me Plakun Patrik Kirën

Përshtatur nga Trent Tuni, “Përvojat ‘e bukura’ dhe ‘sforcuese’ të jetës që e përgatitën Plakun Kirën për të qenë Apostull”, Church News, 23 janar 2024.

Patrik Kirën

Plaku Patrik Kirën është anëtari më i ri i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Ai lindi dhe u rrit në Angli. Ai dhe familja e tij jetuan gjithashtu në Arabinë Saudite ndërkohë që babai i punonte atje. Ai u thirr si Apostull më 7 dhjetor 2023.

Kur ishte i ri në moshë madhore, Plaku Kirën takoi në Londër disa misionarë nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, por nuk qe i interesuar për mesazhin e tyre. Më vonë misionarët filluan t’i mësonin rreth ungjillit dhe ai e ndjeu Frymën e Shenjtë. Ndërkohë që po mësonte më shumë rreth Kishës, Plaku Kirën mori një bekim priftërie. Ai tha se ishte një përvojë e bukur që e ndihmoi të vendoste për t’u bashkuar me Kishën. Ai u pagëzua në vigjilje të Krishtlindjes kur ishte 26 vjeç.

Plaku Kirën dhe bashkëshortja e tij, Xheniferi, kanë katër fëmijë. Fëmija i tyre i parë vdiq kur ishte foshnjë. Kjo ishte një periudhë shumë e trishtuar për Plakun dhe Motrën Kirën. Por ajo i ndihmoi t’u forcohej besimi te ringjallja dhe ungjilli i Jezu Krishtit. Plaku Kirën u thirr si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë në vitin 2010. Atij i pëlqen shumë kur i sheh anëtarët e Kishës të ndihmojnë njerëz në nevojë anembanë botës.

Plaku Kirën është mirënjohës për planin e shpëtimit. Ai e di se edhe gjatë periudhave të vështira, ne përherë mund ta ndiejmë dashurinë e Atit Qiellor dhe të Shpëtimtarit.

Plaku Patrik Kirën dhe Motra Xhenifer Kirën