Miku
Çfarë Ke në Mendje?
Maj 2024


“Çfarë Ke në Mendje?”, Miku, maj 2024, f. 38.

Çfarë Ke në Mendje?

Si ta di a është Fryma e Shenjtë apo unë vetë?

– I nxitur në Paris

I dashur I Nxitur,

Fryma e Shenjtë mund të jetë duke të rrëfyer udhën më shumë sesa e mendon. Nëse je pagëzuar dhe konfirmuar dhe je duke bërë më të mirën për t’i zbatuar urdhërimet, ti “gjithmonë [do të] ke[sh] Shpirtin e tij me [vete]” (Doktrina e Besëlidhje 20:77). Si mund ta dallosh këtë?

Fryma e Shenjtë na udhëheq “për të bërë mirë” (Doktrina e Besëlidhje 11:12) dhe na ndihmon “të di[më] të vërtetën e të gjitha gjërave” ( Moroni 10:5). Nëse ke një mendim që të bësh diçka të mirë ose një ndjenjë dashurie për Shpëtimtarin, ndoshta kjo është nga Fryma e Shenjtë.

Shumicën e kohës, Fryma e Shenjtë nuk përdor një zë të lartë ose nuk të jep ndonjë ndjenjë vërtet të madhe. Është i qetë dhe plot paqe. Të mësosh që të ndjekësh Frymën e Shenjtë mund të kërkojë ushtrim.

Ti mund ta bësh këtë!

Miku

Mendimet dhe ndjenjat nga Fryma e Shenjtë ndriçojnë shtegun tonë të kthimit tek Ati Qiellor. Ngjyrose secilën prej llambave të dritës teksa lexon për disa prej mënyrave se si mund të të ndihmojë Fryma e Shenjtë.

Fryma e Shenjtë mund …

  • të më mbushë me dashuri, gëzim, paqe, besim dhe shpresë.

  • të më japë ide për të ndihmuar dhe shërbyer.

  • të më ndihmojë të kujtoj gjëra të mira.

  • të më ndihmojë të di atë çka është e vërtetë.

  • të më ndihmojë të kuptoj atë që mësoj.

Historia në formatin PDF