Miku
Të Dashur Prindër
Maj 2024


“Të Dashur Prindër”, Miku, maj 2024, kapaku i pasmë.

Të Dashur Prindër,

Sakramenti është një dhuratë nga Shpëtimtari për të na ndihmuar që ta kujtojmë dhe ndjekim Atë çdo javë. Ju mund të lexoni “E Pastër Përsëri” (faqe 18) për t’i ndihmuar fëmijët tuaj më të mëdhenj që të mendojnë rreth mënyrës se si na ndihmon sakramenti t’i mbajmë besëlidhjet tona. Me fëmijët më të vegjël, lexoni “Unë Mund ta Ndjek Jezusin duke Marrë Sakramentin” (faqe 44). Flisni për atë që bëjmë gjatë secilës pjesë të sakramentit. Gjithashtu mund të lexoni me fëmijët tuaj lutjet e sakramentit. Bëni që ata të ngrenë një figurë të Jezu Krishtit sa herë që e dëgjojnë emrin e Tij. Kjo do t’i ndihmojë që të mendojnë për Të gjatë sakramentit.

Me dashuri,

Miku

Faqe në PDF