Miku
Eja, Më Ndiq – Veprimtaritë
Maj 2024


Eja, Më Ndiq Veprimtaritë”, Miku, maj 2024, f. 28–29.

Eja, Më NdiqVeprimtaritë

Për mbrëmjen e shtëpisë ose studimin e shkrimeve të shenjta – ose thjesht për argëtim!

Ec në Gjurmët e Tij

Pamja
Fëmijë duke vizatuar gjurmën e këmbës

Për kapitujt te Mosia 4–6

Mbreti Mosia i zbatoi urdhërimet dhe “eci në udhët e Zotit” (Mosia 6:6). Në një copë letër, vizato gjurmën e këmbës sate dhe prite formën. Shkruaj në gjurmën e këmbës një mënyrë se si mund ta ndjekësh Jezusin. Vendose gjurmën e këmbës atje ku mund të kujtohesh që të ndjekësh shembullin e Jezu Krishtit.

Ndiqe Profetin

Pamja
Vajzë duke vizatuar në tavolinë

Për kapitujt te Mosia 7–10

Amoni dha mësim se profetët mund të shohin gjëra që do të ndodhin (shih te Mosia 8:16–17). Shko te faqja 2 për të lexuar mesazhin nga Presidenti Nelson nga konferenca e përgjithshme. Çfarë na mësoi ai? Vizato një figurë për atë mësim dhe na e dërgo te revista Miku.

Një Dritë në Errësirë

Pamja
Fëmijë me elektrik dore

Për kapitujt te Mosia 11–17

Abinadi dha mësim se Jezu Krishti është “një dritë që është pa mbarim që nuk mund të errësohet kurrë” (Mosia 16:9). Fshiheni një send në shtëpi. Fikini dritat dhe bëni që çdo njeri të përpiqet ta gjejë atë në errësirë. Pastaj fshiheni sendin dhe përpiquni ta gjeni atë me drita ose elektrikë dore. Cila mënyrë ishte më e lehta? Si na ndihmon Jezusi ashtu siç të ndihmoi drita?

Zemra të Bashkuara në Unitet

Pamja
Fëmijë me zemra prej letre

Për kapitujt te Mosia 18–24

Alma na mësoi t’i kemi zemrat tona “të thurura në bashkim dhe në dashuri kundrejt njëri-tjetrit” (Mosia 18:21). Kjo do të thotë që ne duhet të punojmë së bashku dhe të tregojmë dashuri ndaj të tjerëve. Bëj një varg me zemra që të jetë si kujtues për ty! Prit disa zemra prej letre dhe shkruaj emrin e një pjesëtari të familjes në secilën prej tyre. Bëj një vrimë në secilën zemër dhe kaloje një fije spangoje mes tyre në mënyrë që zemrat të lidhen. Vare vargun e zemrave atje ku do ta shohësh shpesh!

Pamja
Historia në formatin PDF

Ilustrimet nga Katy Dockrill

Shtyp në Letër