Miku
Koha për një Tregim nga Shkrimet e Shenjta
Maj 2024


“Koha për një Tregim nga Shkrimet e Shenjta”, Miku, maj 2024, 30–31

Koha për një Tregim nga Shkrimet e Shenjta

“A ka ndonjëri një libër që dëshiron që unë ta lexoj sot?” – pyeti z. Otu.

Kjo histori ndodhi në Gana.

“Është koha për të lexuar” – tha z. Otu.

Niameje drejtoi trupin. Koha për të lexuar ishte argëtuese!

Çdo ditë në shkollë, mësuesi i tyre i lexonte klasës një libër me zë të lartë. Nganjëherë ai lexonte rreth kafshëve. Nganjëherë lexonte rreth njerëzve në vende të tjera. Dhe nganjëherë ai e pyeste klasën a kishin një libër që ata donin që ai t’ua lexonte.

“A ka ndonjëri një libër që dëshiron që unë ta lexoj sot?” – pyeti z. Otu.

Niameje ngriti dorën. “Kam unë!” Ai e futi dorën në çantë dhe nxori librin e tij të parapëlqyer. Ishte libri i tregimeve nga Libri i Mormonit. Ai e sillte për ta lexuar pas shkollës ndërkohë që priste për nënën e tij që të vinte për ta marrë. Të parit e figurave e ndihmonte që t’i kuptonte tregimet në shkrimet e shenjta.

Z. Otu buzëqeshi kur e pa librin e madh. “Nuk do të kemi kohë që ta lexojmë të gjithin. A ka ndonjë pjesë të caktuar që do të doje që unë të lexoja?”

“Po” – tha Niameje. Ai shfletoi disa faqe derisa gjeti tregimin e tij të parapëlqyer. “A mund ta lexoni këtë, ju lutem? Quhet ‘Ëndrra e Lehit’.”

“Për çfarë flet kjo histori?” – pyeti z. Otu.

“Ka të bëjë me një profet i cili pati një vegim. Ai pa një pemë të bukur me një frutë të shijshëm. Niameje tregoi me gisht te figura e pemës. “Ai donte që familja e tij ta hante frutën me të. A do ta lexoni atë?” Niameje ia dha librin mësuesit.

“Natyrisht” – tha z. Otu. Pastaj filloi të lexonte me zë të lartë. Ai lexoi rreth shtegut të ngushtë që çonte te pema. Lexoi rreth shufrës së hekurt. Lexoi edhe rreth zbatimit të urdhërimeve.

Pamja
Mësues duke u lexuar librin fëmijëve

Shoku i Niamejes, Selormi, ngriti dorën. “Çfarë lloj peme ishte kjo?” – e pyeti ai Niamejen.

“Nuk e di” – tha Niameja. “Por fruta ishte shumë e mirë. Duhet të jetë më e mirë edhe se një pemë mangoje!” Pastaj Niameja u ndal për të menduar. “Në kishë mësova se fruta simbolizon dashurinë e Perëndisë. Prandaj ka kuptim që ishte kaq e shijshme dhe e veçantë!”

Kur ora mësimore mbaroi, Niameja qëndroi jashtë që të priste nënën e tij. E nxori librin e tregimeve nga Libri i Mormonit për të lexuar pak më shumë.

“Ai ishte një tregim i hatashëm” – tha Selormi. Ai u ul pranë Niamejes. “A mund të lexoj një tjetër me ty?”

“Po!” Niameje kaloi tek tregimi tjetër. Ata lexuan rreth Abinadit dhe mbretit Noe.

Erdhën për të dëgjuar edhe shokë e shoqe të tjera të klasës. Kur kishin pyetje, Niameje u përgjigjej atyre. Ai madje u bënte pyetje si pyetësor rreth tregimeve që lexonin.

Shpejt Niameje e pa nënën e tij të ecte drejt tyre. “Faleminderit që lexuat me mua” – u tha ai fëmijëve të tjerë. E mbylli librin dhe buzëqeshi. Ishte i lumtur që shokëve dhe shoqeve u pëlqyen tregimet po aq sa atij.

Pamja
Historia në formatin PDF

Ilustrimi nga Zhen Liu

Shtyp në Letër