“Fuqia e Tempullit”, Miku, maj 2024, f. 2–3.
Një Mesazh Konference nga Profeti
Fuqia e Tempullit
Përshtatur nga biseda “Ngazëllehuni nga Dhurata e Çelësave të Priftërisë”, Liahona, maj 2024, f. 119–121.
Në mars, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme bleu Tempullin e Kirtlandit. Ky tempull ishte një pjesë e rëndësishme e rivendosjes së ungjillit të Jezu Krishtit.
Më 3 prill 1836, Jezu Krishti iu shfaq Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit në Tempullin e Kirtlandit. Shpëtimtari e pranoi tempullin si shtëpinë e Tij. Më pas Ai premtoi: “Unë do t’i manifestohem popullit tim në mëshirë në këtë shtëpi” (Doktrina e Besëlidhje 110:7). Ky premtim gjen zbatim për çdo tempull sot.
Në tempull mund të marrësh përgjigje për lutjen. Gjithashtu mund të marrësh besim, forcë, ngushëllim, njohuri dhe fuqi. Koha në tempull do të të ndihmojë që të mendosh çelestialisht dhe të kuptosh se kush je vërtet dhe se kush mund të bëhesh. Do të të ndihmojë të kuptosh se ku e keni vendin në planin e madhërishëm të Perëndisë. Ta premtoj këtë gjë.
Tempulli i Kirtlandit
Aktivitet me Prerje
Prite rreth e qark anëve Tempullin e Kirtlandit. Më pas palose te vijat e ndërprera dhe ngjiti së bashku me shirit anët dhe çatinë.
Çfarë Është Tempulli i Kirtlandit?
Tempulli i Kirtlandit u ndërtua në Kirtland, Ohajo të SHBA‑së në vitin 1836. Ishte tempulli i parë i Kishës së rivendosur.
Më vonë anëtarëve të Kishës iu desh ta linin atë pas për t’u zhvendosur në perëndim. Një kishë tjetër u kujdes për godinën për shumë vjet. Kohët e fundit Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme e bleu tempullin.