Miku
Përshëndetje nga Vanuatu
Maj 2024


“Përshëndetje nga Vanuatu!” Miku, maj 2024, f. 12–13.

Përshëndetje nga Vanuatu!

Mëso rreth fëmijëve të Atit Qiellor kudo nëpër botë.

Vanuatu është një vend ishullor tropikal në oqeanin Paqësor. Atje jetojnë më shumë se 300 mijë njerëz!

Gjuha

Bislamishtja, anglishtja dhe frëngjishtja janë gjuhët zyrtare. Pothuajse të gjithë flasin bislamisht.

Libri i Mormonit

Anëtarët e Kishës dhe Libri i Mormonit në bislamisht

Libri i Mormonit u përkthye në bislamisht në vitin 2004. Nga ajo kohë, rreth 8 000 njerëz janë bashkuar me Kishën në Vanuatu.

Ishull Tropikal

Plazh dhe varkë

Vanuatu njihet për plazhet e tij të bukura dhe ujin kristal me ngjyrë blu. Disa prej plazheve madje kanë rërë të zezë.

Para me Ngjyra

Para vatuaneze dhe një zog tropikal

Vanuatu i ka paratë me ngjyra të ndezura që tregojnë pamje nga jeta në ishujt, bimët dhe kafshët që jetojnë atje.

Historia në formatin PDF

Ilustrimet nga Anna Oldroyd