Miku
Përhapja e Dashurisë së Perëndisë
Maj 2024


“Përhapja e Dashurisë së Perëndisë”, Miku, maj 2024, f. 32–33.

Përhapja e Dashurisë së Perëndisë

Taisi nuk dinte çfarë të thoshte apo të bënte, por donte të ndihmonte.

Kjo histori ndodhi në Bolivi.

Ishte një mëngjes i nxehtë. Taisi dhe shoqja e saj Klaudia po flisnin dhe po qeshnin teksa ecnin përmes fushës së futbollit. Sapo kishin mbaruar orën e fizkulturës dhe tani po shkonin te matematika.

Fëmijët më të vegjël po bënin pushim. Taisi i pa të luanin.

Pastaj pa një vajzë të vogël që rrinte e ulur vetëm te shkallët. Kur u afruan, Taisi pa se ajo po qante.

Vajzë e vogël duke qarë te shkallët

Taisi ia bëri me dorë Klaudias që të afroheshin te vajza e vogël.

Klaudia i ngrysi vetullat dhe tundi kokën duke nënkuptuar “jo”. “Do të bëhemi vonë.”

Përpara se Taisi të thoshte diçka, Klaudia u largua.

Taisi pa nga vajza e vogël. Ajo ishte rreth pesë vjeçe. E kishte fshehur fytyrën mes gjunjëve dhe e kishte mbuluar kokën me duar.

Taisi u ul pranë saj. Vajza u shty paksa.

Vajzë më e madhe në moshë duke vendosur dorën në shpatullën e një vajze të më vogël

“A je mirë?” – pyeti Taisi me butësi.

Vajza nuk u përgjigj. Taisi nuk ishte e sigurt se çfarë të thoshte apo të bënte.

“A mund të të ndihmoj?” – pyeti ajo më pas.

Vajza ngriti supet.

“Quhem Taisi. Si e ke emrin?”

Më në fund vajza pa nga Taisi. “Nikola.”

“Nikola, pse po qan?”

“Të gjithë tallen me mua ngaqë jam bufalaqe” – tha ajo teksa qante me dënesë.

Taisi ia fshiu fytyrën Nikolës. “Më vjen keq që ta thanë këtë. Nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë njerëzit.”

“Ata thonë se nuk jam e bukur.”

“Epo, mendoj se e kanë gabim!” – tha Taisi me buzëqeshje. “Ti je shumë e bukur dhe gjithashtu shumë e veçantë. A e dije këtë?”

Taisi mendoi për njërën prej këngëve të saj të parapëlqyera nga Fillorja. Tani e dinte se çfarë të thoshte.

“Ti je fëmijë i Perëndisë” – tha Taisi, duke marrë duart e vajzës.

Vajzë më e madhe në moshë duke mbajtur duart e vajzës më të vogël

Taisi bisedoi pak me Nikolën. I shpjegoi se sa e rëndësishme ishte Nikola për Atin Qiellor, familjen e saj dhe shumë të tjerë që e donin atë shumë. Pak nga pak, Nikola filloi të buzëqeshte.

Pas disa minutash Nikola u ngrit në këmbë dhe e përqafoi fort Taisin. “Faleminderit!” – tha ajo.

Taisi e pa shoqen e saj të re të largohej me varp me një buzëqeshje të madhe. U ndje mirë që e ndihmoi Nikolën të ndihej më mirë dhe të dinte sa shumë e donte atë Perëndia.

Më pas edhe Taisi brofi në këmbë. Bëj mirë të vrapoj si Nikola ose do të jem vonë për orën e matematikës – mendoi ajo, duke buzëqeshur teksa nxitoi për në klasë.

Vajzë më e vogël duke vrapuar e lumtur
Historia në formatin PDF

Ilustrimet nga Flavio Remontti