Miku
Çfarë Është Pagëzimi dhe Konfirmimi?
Maj 2024


“Çfarë Është Pagëzimi dhe Konfirmimi?” Miku, maj 2024, f. 46–47.

Bazat e Ungjillit

Çfarë Është Pagëzimi dhe Konfirmimi?

Vajzë që po pagëzohet

Ilustrimet nga Apryl Stott

Jezu Krishti u pagëzua. Pasi të mbushësh 8 vjeç, edhe ti mund të pagëzohesh!

Kur pagëzohesh, i gjithë trupi yt futet nën ujë. Kjo na kujton se mëkatet dhe zgjedhjet e këqija mund të pastrohen për shkak të Jezu Krishtit.

Ti i premton Atit Qiellor se do të bësh më të mirën tënde për të ndjekur urdhërimet e Tij.

Vajzë duke marrë bekimin e konfirmimit

Pas pagëzimit vjen konfirmimi. Ky është çasti kur ti merr dhuratën e Frymës së Shenjtë. Kjo do të thotë se Fryma e Shenjtë mund të jetë gjithmonë me ty! Ai mund të të ndihmojë që të ndjekësh shembullin e Jezusit.