Miku
Një Bashkëbisedim me Izabelën rreth Besëlidhjeve
Maj 2024


“Një Bashkëbisedim me Izabelën rreth Besëlidhjeve”, Miku, mars 2024, f. 40–41.

Një Bashkëbisedim me Izabelën rreth Besëlidhjeve

Izabela është nga Alajuela në Kosta-Rikë. I bëmë disa pyetje se çfarë domethënie ka për të mbajtja e besëlidhjeve të saj të pagëzimit.

Pamja
Fotografi portret e Izabelës

Na trego rreth vetes sate.

Pamja
Vajzë me qen
Pamja
Pica dhe makarona spageti

Jam 13 vjeçe. Më pëlqen shumë të luaj futboll, të gatuaj, të qep, të notoj dhe t’u shërbej të tjerëve. Ëndrra ime është që të bëhem veterinere ngaqë më pëlqen shumë t’i ndihmoj kafshët. Ushqimet e mia të parapëlqyera janë makaronat spageti e pica dhe ngjyra ime e parapëlqyer është ngjyra vjollcë.

Si i mban besëlidhjet e tua të pagëzimit?

Pamja
Vajzë duke vendosur dorën te mjekra mendueshëm

Pendohem dhe e marr sakramentin çdo javë. Kam një thirrje në klasën e Të Rejave dhe përpiqem ta marr seriozisht. I mbaj besëlidhjet e mia edhe duke u shërbyer të tjerëve.

Çfarë bën për t’u shërbyer të tjerëve?

Pamja
Vajzë duke luajtur me kuba bashkë me një vajzë më të vogël

Më pëlqen ta ndihmoj familjen time. Shpesh luaj me kushërirën time trevjeçare, Linën, ndërkohë që prindërit e saj punojnë. Më pëlqen t’i ndihmoj gjyshërit e mi kur kanë nevojë për mua. E ndihmoj gjithashtu shoqen time të klasës që të studiojë për provimet e frëngjishtes që ka në shkollë.

Na trego më shumë rreth thirrjes sate.

Pamja
Vajza duke qëndruar së bashku me veshje kishe

Jam këshilltarja e parë në klasën time të Të Rejave. Detyrat e mia përfshijnë dhënien e shërbesës ndaj të rejave. Kjo do të thotë që t’i ndihmoj ato për çfarëdo gjëje që kanë nevojë. Shkoj në orët mësimore dhe aktivitete dhe përpiqem të jem shoqe me vajzat e tjera në klasën time të cilat nuk vijnë.

Çfarë këshille do t’i jepje dikujt për thirrjen e vet të parë?

Pamja
Vajzat duke dëgjuar mësuesen e Të Rejave

Do t’u thosha që nuk duhet të jenë në siklet. Një thirrje është thjesht një mënyrë se si mund të ndihmoni në veprën e Atit Qiellor. Mënyra më e mirë për t’i ndihmuar të tjerët është nëpërmjet shembullit tuaj.

Pamja
Historia në formatin PDF

Ilustrimet nga Vivian Mineker

Shtyp në Letër