“Njerëzit e Almës Luten në Zemrat e Tyre”, Miku, maj 2024, f. 26–27.
Histori nga Shkrimet e Shenjta
Njerëzit e Almës Luten në Zemrat e Tyre
Alma ishte një profet që u dha mësim njerëzve. Ata që besuan, u pagëzuan. Ata bënë një besëlidhje për ta ndjekur Perëndinë.
Një burrë i lig i quajtur Amulon u bë sunduesi mbi njerëzit e Almës. Ai i ishte shumë i keq ndaj tyre. I bëri të mbanin barrë të rënda.
Alma dhe njerëzit e tij u lutën për ndihmë. Por Amuloni bëri një ligj që kushdo që lutej, do të vritej.
Njerëzit nuk u lutën më me zë të lartë. Por vazhduan të luteshin në zemrat dhe mendjet e tyre. Perëndia iu përgjigj lutjeve të tyre!
Perëndia e dinte se ata kishin bërë një besëlidhje me Të. Ai premtoi se do t’i bënte të fortë. Ai i ngushëlloi dhe i bëri barrët e tyre të lehta. Më vonë Perëndia madje i ndihmoi që të arratiseshin nga Amuloni dhe të udhëtonin drejt një vendi të sigurt.