2024
Ndjekja e Jezusit në Kenia
Nëntor 2024


“Ndjekja e Jezusit në Kenia”, Miku, nëntor 2024, f. 10–11.

Ndjekja e Jezusit në Kenia

Njihu me Martinin!

Martini nga Kenia

Si e Ndjek Martini Jezusin

Martini e ndjek Jezusin duke mësuar për Të. Kur Martini takoi misionarët, ata i dhanë një broshurë rreth Jezu Krishtit. Martini ka aftësi të kufizuar në shikim, prandaj nuk mund t’i lexonte fjalët e vogla. Por ende donte të mësonte më shumë.

Misionarët i dhanë Martinit një kopje të Librit të Mormonit në alfabetin breil. Breil është një formë e gjuhës së shkruar për njerëzit që janë të verbër ose me aftësi të kufizuar në shikim.

Martini duke lexuar në breil

Martini zgjodhi të pagëzohej me babanë e vet. “Jam mirënjohës për Kishën e Jezu Krishtit”, – thotë Martini. “E di që është e vërtetë.”

Rreth Martinit

Martini para hartës

Mosha: 10 vjeç

Nga: Nairobi, Kenia

Gjuhët: anglisht, suahilisht

Synimet: 1) Të përhapë dritën e Jezu Krishtit. 2) Të shërbejë në një mision. 3) Të bëhet avokat.

Hobet: të luajë shah, të ndihmojë babanë e vet në biznesin e tij të bërjes së rrobave

Familja: Martini, babi, vëllai më i madh

Gjërat e Parapëlqyera të Martinit

Historia nga Libri i Mormonit: Kur barrët e nefitëve u bënë të lehta (shih te Mosia 24)

Festa: Dita e Mashujas (Dita e Heronjve)

Fruta: Dardhat

Ngjyra: Blu

Kënga e Fillores: “Fëmi’ i Per’ndis’ Jam” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 2–3)

Historia në formatin PDF