“Të Lidhur nëpërmjet Besëlidhjeve”, Miku, nëntor 2023, f. 21.
Gjëra Argëtuese
Të Lidhur nëpërmjet Besëlidhjeve
Besëlidhjet na lidhin me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Duke i mbajtur besëlidhjet tona, ne mund të marrim ndihmë dhe forcë qiellore. Presidenti Nelson dha mësim: “Kur ju dhe unë kemi bërë besëlidhje me Perëndinë, marrëdhënia jonë me Të bëhet shumë më e ngushtë. … Për shkak të besëlidhjes sonë me [Të], Ai nuk do të lodhet kurrë në përpjekjet e Tij për të na ndihmuar.”
Bëj një zinxhir hallkash për të të kujtuar besëlidhjen tënde të pagëzimit. Më pas vare diku ku do ta shohësh shpesh.
-
Prit gjashtë shirita letre rreth 2,5 cm të gjerë dhe 20 cm të gjatë.
-
Në secilin shirit, shkruaj njërën nga mënyrat se si mund ta mbash besëlidhjen tënde të pagëzimit. (Lista më poshtë mund të ndihmojë.)
-
Merre shiritin e parë dhe ngjiti skajet së bashku për të bërë një rreth. Pastaj kaloje shiritin tjetër në mes të rrethit dhe ngjiti skajet. Vazhdo duke shtuar hallka derisa të kesh krijuar një zinxhir.
-
Gjithmonë kujtoje Jezu Krishtin
-
(shih te Doktrina e Besëlidhje 20:77, 79)
-
Shërbeji Perëndisë dhe zbatoji urdhërimet
-
(shih te Mosia 18:10 dhe Doktrina e Besëlidhje 20:77)
-
Dëshmo për Jezu Krishtin dhe bëhu një shembull
-
(shih te Mosia 18:9 dhe Doktrina e Besëlidhje 20:77, 79)
-
Ndihmoji të tjerët
-
(shih te Mosia 18:8–9)