2024
Eja, Më Ndiq – Veprimtaritë
Nëntor 2024


Eja, Më Ndiq – Veprimtaritë”, Miku, nëntor 2024, f. 28–29.

Eja, Më NdiqVeprimtaritë

Për mbrëmjen e shtëpisë ose studimin e shkrimeve të shenjta – apo thjesht për argëtim!

28 Tetor – 3 Nëntor

Duajeni Njëri‑Tjetrin

Për kapitujt te Mormoni 1–6

Fëmijë duke luajtur një lojë

Mormoni i donte nefitët (shih te Mormoni 3:12). Ati Qiellor dhe Jezu Krishti na kanë kërkuar që t’i duam edhe njerëzit e tjerë. Qëndroni në një rreth dhe mbyllini sytë. Numëroni deri në tre, pastaj hapini sytë dhe shikoni te dikush tjetër. Nëse e shikoni njëri‑tjetrin në sy, thoni diçka që ju pëlqen shumë rreth njëri‑tjetrit dhe dilni nga rrethi. Vazhdoni derisa të mbetet vetëm një person. Pastaj gjithsecili thotë diçka që i pëlqen shumë rreth atij personi.

4–10 Nëntor

Arti i Mrekullive

Për kapitujt te Mormoni 7–9

Mjetet për vizatim

Kur e ndjekim Jezu Krishtin, Ati Qiellor mund të na bekojë me mrekulli. Lexo te Mormoni 8:24 dhe vizato një nga mrekullitë e përshkruara në këtë varg. Ndërsa vizaton, fol për mrekullitë që ka bërë Ati Qiellor për familjen tënde.

11–17 Nëntor

Gurë për Pikturim

Për kapitujt tek Ethëri 1–5

Art me gurë

Vëllai i Jaredit i kërkoi Zotit që të prekte gurët me qëllim që varkat e tij të kishin dritë (shih tek Ethëri 3). Mblidh gurë jashtë në natyrë ose prit rrathë nga copa letre. Në gurët ose letrat e tua shkruaj, vizato ose pikturo gjëra që mund të bësh për t’u sjellë dritë dhe dashuri njerëzve të tjerë.

18–24 Nëntor

Këngët Falënderuese

Për kapitujt tek Ethëri 6–11

Fëmijë duke kënduar së bashku

Teksa udhëtonin nëpër det, vëllai i Jaredit dhe familja e tij i kënduan lavde Zotit për ta falënderuar që i ndihmoi (shih tek Ethëri 6:9). Edhe ti mund të këndosh për ta falënderuar Zotin. Zgjidh një këngë të parapëlqyer nga Libri i Këngëve të Fëmijëve ose këndi i Kishës në internet dhe këndojeni së bashku. Në çfarë mënyre tjetër mund t’i tregosh Atit Qiellor se je mirënjohës?

Formati PDF

Ilustrimet nga Katy Dockrill