2024
Këshilla për Udhëtimin Tënd të Parë në Tempull
Nëntor 2024


“Këshilla për Udhëtimin Tënd të Parë në Tempull”, Miku, nëntor 2024, f. 38–39.

Këshilla për Udhëtimin Tënd të Parë në Tempull

Në tempull mund të pagëzohesh dhe të konfirmohesh për njerëz të cilët vdiqën pa ungjillin. Ata njerëz do të kenë mundësinë që të bëjnë një besëlidhje me Perëndinë dhe të marrin bekimet e Tij, ashtu siç bëre ti kur u pagëzove dhe u konfirmove.

Çfarë të Sjellësh

  • Rroba që shkon në kishë (vishi ato për në tempull)

  • Rekomandimin e tempullit

  • Krehër dhe lidhëse flokësh (nëse është e nevojshme)

  • Emra të familjes të shtypura nga programi FamilySearch ose këndi i internetit (sipas dëshirës)

Çfarë të Bësh

Fëmijë duke hyrë në tempull

1. Hyr në Tempull

Tregoje rekomandimin tënd te sporteli. Pastaj mund të shkosh te vaska e pagëzimit. Një punonjës i tempullit do të të japë veshje të brendshme të bardha, çorape dhe një kominoshe pagëzimi.

Djalë me veshje pagëzimi

2. Ndërroi Rrobat

Në dhomën e zhveshjes, vish rrobat që të dhanë. Futi gjërat e tua në një dollap bosh. Pastaj mbylle dollapin dhe mbërtheje çelësin te kominoshja jote. Nëse ke flokë të gjatë, lidhi pas kokës. Mbaji emrat e shtypura të familjes me vete.

Vajzë duke lexuar shkrimet e shenjta

3. Prit me Nderim

Ndërsa pret që të vijë radha jote për t’u pagëzuar, mund të lexosh shkrimet e shenjta, të lutesh ose të përsiatësh. Mund të mendosh edhe rreth njerëzve për të cilët do të pagëzohesh.

Vajzë duke bërë pagëzime në tempull

4. Merr Pjesë në Pagëzime në Tempull

Kur të jetë radha jote, jepja emrat e familjes sate personit te tavolina. Nëse nuk ke emra, në vend të tyre ata do të përdorin emrat që ka tempulli. Futu me kujdes në vaskën ku një mbajtës i priftërisë do të të pagëzojë për secilin person. Mos harro të përkulësh gjunjët dhe të zësh hundën ndërkohë që ai të fut në ujë.

Djem me rroba kishe, vajzë duke u konfirmuar

5. Vishu Përsëri me Rrobat e Tua

Pasi të kesh mbaruar, dikush do të të japë një peshqir. Kur të kthehesh në dhomën e zhveshjes, mund të bësh dush privatisht, të veshësh përsëri rrobat e tua të thata dhe të rregullosh flokët. Sigurohu që t’i vendosësh rrobat e tua të lagura në kosh dhe ta lësh çelësin e dollapit tënd në bravë.

6. Merr Pjesë në Konfirmime

Së fundi, dikush do të të çojë në një dhomë ku do të konfirmohesh për personat për të cilët u pagëzove.

Disa tempuj mund t’i bëjnë gjërat pak më ndryshe. Por sido që të jetë, do të ketë njerëz që do të të ndihmojnë në çdo hap të udhës. Mos harro, tempulli është shtëpia e Zotit dhe Ai është i lumtur që ti je atje!

Formati PDF

Ilustrimet nga Mark Robison