“Vëllai i Jaredit”, Miku, nëntor 2024, f. 24–25.
Mëso rreth Librit të Mormonit
Vëllai i Jaredit
Jareditët ndërtuan varka të vulosura, të quajtura mauna, për të udhëtuar drejt tokës së premtuar.
Por vëllai i Jaredit kishte një pyetje. Si do të merrnin frymë brenda maunave? Ai u lut për ndihmë dhe Zoti i tha që të bënte vrima në maunat për ajër.
Vëllai i Jaredit kishte një pyetje tjetër. Si do të kishin dritë? Këtë herë, Zoti pyeti se çfarë donte vëllai i Jaredit që Ai të bënte me qëllim që jareditët të kishin dritë.
Atëherë vëllai i Jaredit pati një ide. Ai i kërkoi Zotit që të prekte 16 gurë të vegjël. Kur Zoti i preku, ata ndriçuan!
Ne mund t’ia bëjmë Zotit pyetjet tona. Ai dëshiron të na ndihmojë që t’i zgjidhim problemet tona.
Sfida me Shkrimet e Shenjta
-
Ku i fshehu Amaroni fletët e arta që t’i gjente Mormoni? (Mormoni 1:2–3)
-
Në çfarë qëndronte Zoti ndërkohë që u thoshte jareditëve se ku të udhëtonin? (Ethëri 2:5)
-
Ku i solli Zoti paraardhësit e Shules? (Ethëri 7:27)
Unë Mund ta Lexoj Librin e Mormonit!
Pasi të lexosh, ngjyrose një pjesë të figurës. Mund t’i lexosh këto shkrime të shenjta që shkojnë paralelisht me pjesën e leximit të çdo jave nga programi Eja, Më Ndiq.
-
Java 1: Mormoni 3:20–22
-
Java 2: Mormoni 7:8–10
-
Java 3: Ethëri 4:11–12
-
Java 4: Ethëri 6:12