“Puna në Kopsht me Mamin”, Miku, nëntor 2024, f. 30–31.
Puna në Kopsht me Mamin
Kjo ngjarje ndodhi në Zelandën e Re.
Përshëndetje, Emili! Është mirë jashtë, apo jo?
Po! A mund ta provoj? Dua të ndihmoj!
Lopata mund të jetë shumë e madhe për ty. Pse nuk më ndihmon që të heqim barërat e këqija të kopshtit?
Në rregull!
Le të jemi të kujdesshme që të mos shkulim asnjë lule. Do të të tregoj se cilat janë barërat e këqija.
A duhet t’i shkulim të gjitha barërat e këqija? Ka kaq shumë!
Duhet ta bëjmë nëse duam që kopshti të duket i bukur.
Të kujdesesh për një kopsht është e vështirë.
Ke të drejtë. Por sidoqoftë puna duhet bërë.
Pse kemi mbjellë kaq shumë lule? Kjo është thjesht më shumë punë!
Si mendon, përse Ati Qiellor i bëri trëndafilat kaq të bukur?
Nuk e di.
Sepse Ai dëshiron që ne të kemi gëzim kur i shohim.
Është si ajo kënga! “Gëzohem që jetoj në k’të tok’ t’bukur, Ati Qiellor mua ma krijoi.”
Mami: Prandaj nuk e kam problem punën e vështirë. Lulet më bëjnë të lumtur.
Emilia: Ato na kujtojnë dashurinë e Atit Qiellor!