“Përshëndetje nga Kenia!” Miku, nëntor 2024, f. 12–13.
Përshëndetje nga Kenia!
Mëso rreth fëmijëve të Atit Qiellor kudo nëpër botë.
Kenia është në Afrikën Lindore. Mbi 50 milionë njerëz jetojnë atje.
Gjuha
Kenia ka dy gjuhë zyrtare: suahilisht dhe anglisht. Atje fliten edhe dhjetëra gjuhë të tjera.
Vizitë në Kenia
Në maj të vitit 2022, Plaku Ronald A. Rasband, vizitoi vendin e ndërtimit të Tempullit të Nairobit në Kenia. Ai tha se ishte një nga çastet e tij të parapëlqyera gjatë udhëtimit të tij në Kenia.
Tufat e Flamingove
Kur liqeni Nakuru ka shumë alga, mijëra flamingo vijnë për t’i ngrënë ato. Numri i flamingove mund ta bëjë të gjithë liqenin të duket ngjyrë rozë.
Vrapues të Shquar
Kenia është vendi i shumë prej vrapuesve më të mirë në botë për vrapimet e gjata. Ata kanë fituar 106 medalje nga garat e vrapimeve në olimpiada.