“Margoja dhe Paolo”, Miku, nëntor 2024, f. 34.
Margoja dhe Paolo
Nderimi Ka Rëndësi
Le të përpiqemi të tregojmë nderim gjatë kishës, në rregull?
Margo, kjo do të thotë që të mos bësh zëra kafshësh këtë javë.
Po i tregoja Lukasit për arkën e Noeut. M’u desh të bëja zëra kafshësh.
Sidoqoftë, nuk kishte pse zërat të ishin aq të lartë.
Po mirë, pse duhet të tregojmë nderim? Të rrish ulur në heshtje është e mërzitshme.
Nuk do të thotë thjesht që të rrish në heshtje. Nderim do të thotë respekt dhe dashuri e thellë.
Pra … kur tregojmë nderim, ne i tregojmë Atit Qiellor se sa shumë e duam Atë?
Ke të drejtë. Dhe e ftojmë Frymën e Shenjtë të na ndihmojë që të ndiejmë se sa shumë na do Perëndia gjithashtu.
Të dua, Ati im Qiellor!