“Çfarë Është një Vulosje në Tempull?”, Miku, nëntor 2024, f. 22.
Kartat e Tempujve
Çfarë Është një Vulosje në Tempull?
Vulosja në tempull është një ordinancë që i lidh familjet së bashku përgjithmonë. Kjo do të thotë që, nëse i mbajmë besëlidhjet tona dhe i bindemi Perëndisë, ne vërtet do të jetojmë me familjen tonë përsëri pasi të vdesim. Profetët kanë premtuar se për shkak të Jezu Krishtit, familjet mund të jenë të përjetshme.
Tempulli i Nairobit, Kenia
-
Ky është tempulli i nëntë i ndërtuar në Afrikë dhe i pari në Kenia.
-
Anëtarët e Kishës në të gjithë Afrikën Lindore vijnë në këtë tempull.
-
Në vitin 1998, Presidenti Hinkli tha se një tempull do të ndërtohej një ditë në Kenia. Ky tempull u njoftua 19 vjet më vonë.
Tempulli i Papitit, Tahiti
-
Pasi ky tempull u rimodelua në vitin 2006, mijëra njerëz zhvilluan një ngjarje kulturore për të kremtuar ripërkushtimin e tij.
-
Ai ka një çati të bukur blu.
-
Para se ky tempull të ndërtohej në vitin 1983, tempulli më i afërt me Tahitin ishte në Zelandën e Re.