2024
Mormoni dhe Fletët e Arta
Nëntor 2024


“Mormoni dhe Fletët e Arta”, Miku, nëntor 2024, f. 26–27.

Histori nga Shkrimet e Shenjta

Mormoni dhe Fletët e Arta

Mormoni duke mësuar për fletët

Ilustrimet nga Andrew Bosley

Mormoni ishte profet. Kur ishte 10 vjeç, një udhëheqës i quajtur Amaron, i tha që të mbante mend se çfarë i ndodhi popullit të tij, me qëllim që ta shkruante në fletët e arta më vonë. Fletët ishin ato mbi të cilat shkruan profetët nefitë.

Fshehja dhe gjetja e fletëve

Amaroni i fshehu fletët, sepse shumë njerëz po tregoheshin të ligj. Ai i tha Mormonit se ku t’i gjente. Kur Mormoni ishte më i madh në moshë, ai i mori fletët e arta. I ruajti ato dhe shkroi rreth popullit të tij.

Mormoni duke shkruar te fletët

Njerëzit ishin ende të ligj, por Mormoni u përpoq t’u jepte mësim. Ai shkroi te fletët edhe për Shpëtimtarin. Për shkak të Mormonit, ne sot mund të lexojmë fjalët e profetëve në Librin e Mormonit.

Fëmijë duke lexuar Librin e Mormonit

Edhe pse Mormoni ishte i vogël në moshë, Zoti i mirëbesoi atij. Edhe ti mund ta ndjekësh Zotin ndërkohë që je i vogël në moshë!