2024
Vizita në Tempull
Nëntor 2024


“Vizita në Tempull”, Miku, nëntor 2024, f. 18–19.

Gjëra Argëtuese

Vizita në Tempull

Mirë se vini në tempull!

Brenda tempullit, ne mund të mësojmë për planin e shpëtimit dhe të bëjmë besëlidhje me Atin Qiellor. Ka shumë dhoma të bukura ku mund të ndiejmë paqe nga Fryma e Shenjtë.

Dhoma e vulosjes në një tempull

Një dhomë vulosjeje është vendi ku çiftet dhe familjet vulosen së bashku për kohën dhe përjetësinë.

Dhoma e nuses në një tempull

Dhoma e nuses është vendi ku gratë bëhen gati përpara se të vulosen.

Dhomë e mësimdhënies në tempull

Dhoma e mësimdhënies është vendi ku mëson për planin e shpëtimit dhe bën besëlidhje të shenjta me Atin Qiellor.

Dhoma çelestiale në një tempull

Dhoma çelestiale na ndihmon të mendojmë se si do të jetë që të jetojmë përsëri me Atin Qiellor. Është një vend për t’u lutur, për të përsiatur dhe për të lexuar shkrimet e shenjta.

Vaska e pagëzimit në një tempull

Vaska e pagëzimit është vendi ku mund të pagëzohesh për njerëzit që kanë vdekur. Dymbëdhjetë qetë përreth vaskës përfaqësojnë dymbëdhjetë fiset e Izraelit.

Lista e Kontrollit për Tempullin

A mund t’i gjesh këto sende brenda tempullit?

  • një llambadar

  • një pasqyrë

  • një vazo me lule

  • qetë e vaskës së pagëzimit

  • xham me mozaik

Faqe në PDF