2024
Shënimet e Konferencës
Nëntor 2024


“Shënimet e Konferencës”, Miku, nëntor 2024, f. 6.

Shënimet e Konferencës

Balonat dhe Besëlidhjet

Dallin H. Ouks

Presidenti Ouks foli për një djalë dhe të atin që ngritën një balonë. Djali pyeti a mund ta pritnin spangon për ta ngritur balonën më lart. Babai i shpjegoi se prerja e spangos do ta rrëzonte balonën. Spangoja është si besëlidhjet që na lidhin me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Mbajtja e besëlidhjeve tona na ndihmon t’u afrohemi më shumë Atyre.

Kjo më mëson:

Dritare me Vitrazh

Diter F. Uhtdorf

Plaku Uhtdorf u pagëzua 75 vjet më parë! Dëshmia e tij filloi kur ishte djalë i vogël në Gjermani. Ai ende i kujton ndjenjat e shenjta që kishte kur shihte Jezu Krishtin e portretizuar në një dritare me vitrazh në godinën e tyre kishtare. Shpirti i dha dëshmi në mendje e zemër se Jezu Krishti është Shpëtimtari i botës.

Kjo më mëson:

I përqendruar te Jezusi

I. Rejmond Egbo

Plaku Egbo tregoi për ekipin nigerian të futbollit për meshkuj në Lojërat Olimpike të vitit 1996. Ata nuk kishin shumë para apo stërvitjen më të mirë të mundshme, por ata u përqendruan te synimi i tyre, i shpërfillën të gjitha shpërqendrimet e tjera dhe fituan medaljen e artë. Kur i shpërfillim shpërqendrimet e botës dhe përqendrohemi te Jezu Krishti, edhe ne do të gjejmë sukses.

Kjo më mëson:

Bërja e Pyetjeve

Trejsi Y. Brauning

Motra Brauning tha se deri në vitin 1992, shkencëtarët mendonin se Plutoni ishte skaji i sistemit tonë diellor. Mirëpo shkencëtarët vijuan të mësonin dhe të bënin pyetje. Tani dimë se ka shumë gjëra për të zbuluar përtej Plutonit! Kur kemi pyetje, mund t’i drejtohemi Atit Qiellor. Pyetjet e sinqerta mbi ungjillin mund të na ndihmojnë të mësojmë e të rritemi.

Kjo më mëson:

Faqe në PDF

Ilustrimet nga Josh Talbot