Për Forcën e Rinisë
Ngazëllehuni nga Dhurata e Çelësave të Priftërisë
Maj 2024


Sesioni i Pasdites të së Dielës

Ngazëllehuni nga Dhurata e Çelësave të Priftërisë

Pjesë të shkëputura

Pamja
afishe

Shkarkoje në formatin PDF

Pa çelësat e priftërisë, asnjë nga ne nuk do të kishte qasje tek ordinancat dhe besëlidhjet thelbësore që na lidhin përjetësisht me njerëzit tanë të dashur dhe na lejojnë që përfundimisht të jetojmë me Perëndinë. …

Çelësat e priftërisë na japin autoritetin që t’i shtrijmë të gjitha bekimet që iu premtuan Abrahamit te çdo burrë dhe grua që i mban besëlidhjet. Puna në tempull i vë këto bekime të mrekullueshme në dispozicion për të gjithë fëmijët e Perëndisë, pavarësisht se ku apo kur jetuan ose jetojnë tani. …

Çelësat e priftërisë, të rivendosur nëpërmjet Profetit Jozef Smith, bëjnë të mundur që çdo burrë dhe grua që i mban besëlidhjet, të gëzojë privilegje shpirtërore të pabesueshme e vetjake. …

Vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, ja ku është premtimi im. Asgjë nuk do t’ju ndihmojë më shumë që të mbaheni fort te shufra e hekurit, sesa adhurimi në tempull aq rregullisht sa ta lejojnë rrethanat tuaja. Asgjë nuk do t’ju mbrojë më shumë teksa hasni mjegullat e errësirës së botës. Asgjë nuk do ta përforcojë më shumë dëshminë tuaj për Zotin Jezu Krisht dhe Shlyerjen e Tij ose nuk do t’ju ndihmojë ta kuptoni më shumë planin e madhërishëm të Perëndisë. Asgjë nuk do ta qetësojë më shumë shpirtin tuaj gjatë kohëve të dhembjes. Asgjë nuk do t’i hapë më shumë qiejt. Asgjë!

Tempulli është porta për te bekimet më të mëdha që Perëndia ka në ruajtje për secilin prej nesh, sepse tempulli është i vetmi vend në tokë ku ne mund t’i marrim të gjitha bekimet që iu premtuan Abrahamit. …

Le të ngazëllehemi në rivendosjen e çelësave të priftërisë, të cilët e bëjnë të mundur që ju dhe unë të gëzojmë çdo bekim shpirtëror që jemi të gatshëm dhe të denjë të marrim!

Shtyp në Letër