Për Forcën e Rinisë
“Rrini të Qetë dhe Dijeni së Unë Jam Perëndi”
Maj 2024


Sesioni i Pasdites të së Shtunës

“Rrini të Qetë dhe Dijeni së Unë Jam Perëndi”

Pjesë të shkëputura

Pamja
afishe

Shkarkoje në formatin PDF

Sa herë që i marrim, i shqyrtojmë, i kujtojmë dhe i përtërijmë besnikërisht besëlidhjet e shenjta, ankerat tona shpirtërore nguliten edhe më fort dhe në mënyrë më të patundur pas “shkëmbit” të Jezu Krishtit.

… Teksa themeli i jetës sonë ndërtohet mbi Shpëtimtarin, ne bekohemi që të “rri[më] të qetë”, të kemi një siguri shpirtërore se Perëndia është Ati ynë Qiellor, ne jemi fëmijët e Tij dhe Jezu Krishti është Shpëtimtari ynë. …

… Për shembull, Shabati është dita e Perëndisë, një kohë e shenjtë, e veçuar për ta kujtuar dhe adhuruar Atin në emrin e Birit të Tij, për të marrë pjesë në ordinancat e priftërisë dhe për të marrë dhe përtërirë besëlidhjet e shenjta. …

… “Shtëpi[të] e lutjes” në të cilat ne mblidhemi në Shabat, janë shtëpitë tona të mbledhjeve dhe godina të tjera të miratuara – vende të shenjta nderimi, adhurimi dhe të mësuari. …

Tempulli është një tjetër vend i shenjtë i veçuar posaçërisht për adhurimin dhe shërbimin ndaj Perëndisë dhe të mësuarit e të vërtetave të përjetshme. …

… Shtëpitë tona duhet të jenë ndërthurja më e mirë si e një kohe të shenjtë, dhe e një vendi të shenjtë ku individët dhe familjet mund të “rrin[ë] të qetë” dhe të dinë se Perëndia është Ati ynë Qiellor, ne jemi fëmijët e Tij dhe Jezu Krishti është Shpëtimtari ynë. …

Premtoj se, ndërsa e ndërtojmë themelin e jetës sonë mbi “shkëmbin” e Jezu Krishtit, mund të bekohemi nga Fryma e Shenjtë për të marrë një qetësi shpirtërore dhe individuale të shpirtit që na mundëson të dimë dhe të mbajmë mend se Perëndia është Ati ynë Qiellor, ne jemi fëmijët e Tij, Jezu Krishti është Shpëtimtari ynë dhe se ne mund të bekohemi që t’i bëjmë dhe kapërcejmë gjërat e vështira.

Shtyp në Letër