Për Forcën e Rinisë
Tempujt, Shtëpitë e Zotit po Mbushin Tokën
Maj 2024


Sesioni i Pasdites të së Dielës

Tempujt, Shtëpitë e Zotit po Mbushin Tokën

Pjesë të shkëputura

Pamja
afishe

Shkarkoje në formatin PDF

A e keni pyetur ndonjëherë veten se pse Zoti do ta udhëzonte profetin e Tij që ta mbushte tani tokën me tempujt e Tij të shenjtë? …

… Një arsye është se mes turbullirës dhe tundimeve të botës, Ai ka premtuar që t’i forcojë dhe t’i bekojë shenjtorët e Tij besëlidhës dhe premtimet e Tij janë duke u përmbushur! …

Në shtëpinë e Tij, neve na dhurohet mirëfilli fuqi qiellore. Besimi ynë te Jezu Krishti dhe dashuria jonë ndaj Tij vërtetohet dhe përforcohet. Ne mësojmë ta duam Atë edhe më shumë. Ne marrim siguri shpirtërore për identitetin tonë të vërtetë dhe qëllimet e jetës. Ndërsa jemi besnikë, ne bekohemi me mbrojtje nga tundimet dhe shpërqendrimet. Ne e ndiejmë dashurinë e Shpëtimtarit tonë teksa Ai na ngre moralisht nga vështirësitë dhe brengat tona. Ne armatosemi me fuqinë e Perëndisë. …

Miqtë e mi të dashur, nëse jemi në gjendje dhe nuk e kemi shtuar ende frekuentimin tonë në tempull, le të gjejmë rregullisht më shumë kohë për të adhuruar në shtëpinë e Zotit. …

Tempulli është njëmend shtëpia e Zotit. Ju premtoj se, teksa vini denjësisht dhe plot lutje në shtëpinë e Tij të shenjtë, ju do të armatoseni me fuqinë e Tij, emri i Tij do të jetë mbi ju, engjëjt e Tij do të ngarkohen me përgjegjësi për ju dhe ju do të rriteni në bekimin e Frymës së Shenjtë. …

Në këtë kohë pështjellimi dhe rrëmuje, unë dëshmoj se tempulli është shtëpia e Tij e shenjtë dhe do të ndihmojë që ta na ruajë, të na mbrojë dhe të na përgatitë për ditën e lavdishme kur, me gjithë engjëjt e Tij të shenjtë, Shpëtimtari ynë të rikthehet në madhështi, fuqi dhe lavdi të madhe.

Shtyp në Letër