Për Forcën e Rinisë
Në Përkrahje të Brezit të Ri
Maj 2024


Sesioni i Pasdites të së Shtunës

Në Përkrahje të Brezit të Ri

Pjesë të shkëputura

Pamja
afishe

Shkarkoje në formatin PDF

E gjithë lagjja do të bekohet e forcohet kur anëtarët të përqendrohen te brezi i ri. …

Të rinjtë e të rejat do të mësojnë modelin e zbulesës ndërsa marrin pjesë me ne në procesin e të kërkuarit dhe të vepruarit sipas nxitjeve për t’u shërbyer të tjerëve. Ndërsa të rinjtë e të rejat i drejtohen Zotit për këtë udhërrëfim të frymëzuar, marrëdhënia e tyre me Të dhe mirëbesimi tek Ai do të thellohen.

Ne shprehim mirëbesimin tonë tek të rinjtë e të rejat duke u ofruar përkrahje e udhëzim, pa e marrë ne kontrollin. Teksa bëjmë një hap pas dhe i lejojmë të rinjtë e të rejat të mësojnë nëpërmjet këshillimit së bashku, zgjedhjes së një drejtimi të frymëzuar dhe zbatimit të planit të tyre, ata do të përjetojnë gëzim dhe rritje të vërtetë. …

Të rinjtë e të rejat tona na mahnitin me guximin tyre, besimin e tyre dhe aftësitë e tyre. Ndërsa ata zgjedhin të jenë dishepuj plotësisht të angazhuar të Jezu Krishtit, ungjilli i Tij do të skalitet në zemrat e tyre. Ndjekja e Tij do të bëhet pjesë e asaj që janë, jo vetëm e asaj që bëjnë. …

Të rinjtë e të rejat sot janë ndër shpirtrat më fisnikë të Atit Qiellor. Ata ishin ndër mbrojtësit e palëkundur të së vërtetës dhe lirisë së zgjedhjes në botën para lindjes. Ata lindën në këto ditë për ta mbledhur Izraelin nëpërmjet dëshmisë së tyre të fuqishme për Zotin Jezu Krisht. Ai e njeh secilin prej tyre dhe e njeh potencialin e tyre të madh. Ai është i duruar ndërsa ata rriten. Ai do t’i shëlbojë dhe mbrojë ata. Ai do t’i shërojë dhe udhërrëfejë ata.

Shtyp në Letër