Për Forcën e Rinisë
Vishuni me Zotin Jezu Krisht
Maj 2024


Sesioni i Paradites të së Shtunës

Vishuni me Zotin Jezu Krisht

Pjesë të shkëputura

Pamja
afishe

Shkarkoje në formatin PDF

Ati ynë dëshiron një marrëdhënie më të thellë me të gjithë bijtë dhe bijat e Tij, por ajo është zgjedhja jonë. Kur zgjedhim të afrohemi më shumë tek Ai nëpërmjet një marrëdhënieje besëlidhjesh, kjo e lejon Atë që të na afrohet më shumë neve dhe të na bekojë më plotësisht.

… Jezu Krishti është në qendër të të gjitha besëlidhjeve që bëjmë, dhe bekimet nga besëlidhjet bëhen të mundura për shkak të flijimit të Tij shlyes.

Pagëzimi me anë të zhytjes është porta simbolike nëpërmjet së cilës hyjmë në një marrëdhënie besëlidhjesh me Perëndinë. Të qenit të zhytur brenda në ujë dhe dalja përsëri është simbol i vdekjes dhe Ringjalljes së Shpëtimtarit në një jetë të re. … Në Dhiatën e Re lexojmë: “Sepse të gjithë ju që jeni pagëzuar në Krishtin, Krishtin keni veshur” [Galatasve 3:27]. …

Ordinanca e sakramentit gjithashtu na drejton te Shpëtimtari. Buka dhe uji janë simbole të mishit dhe të gjakut të Krishtit të derdhur për ne. … Kur kryejmë veprimin e ngrënies dhe të pirjes së emblemave të trupit dhe gjakut të Tij, Krishti simbolikisht bëhet një pjesë e jona [shih te Gjoni 6:56]. …

Kur bëjmë besëlidhjet me Perëndinë në shtëpinë e Zotit, ne e thellojmë më tej marrëdhënien tonë me Të. Çdo gjë që bëjmë në tempull, na drejton te plani i Atit tonë për ne, në thelb të të cilit është Shpëtimtari dhe flijimi i Tij shlyes. …

… Veshja jonë e brendshme e tempullit na kujton se Shpëtimtari dhe bekimet e Shlyerjes së Tij na mbulojnë gjatë gjithë jetës. Ndërsa e veshim veshjen e brendshme të priftërisë së shenjtë çdo ditë, ai simbol i bukur bëhet një pjesë e jona. …

… Dëshmoj se bekimet e mëdha të asaj marrëdhënieje besëlidhjesh vlejnë shumë më tepër se çmimi që kërkohet.

Shtyp në Letër