Për Forcën e Rinisë
Lutju Atij
Maj 2024


Sesioni i Paradites të së Dielës

Lutju Atij

Pjesë të shkëputura

Pamja
afishe

Shkarkoje në formatin PDF

Për çfarë dhuratash mund të lutesh? Ka shumë, por sot dëshiroj të flas për tri prej tyre: …

Së Pari, Lutu që të Dish

Çfarë të nevojitet të dish? …

Kur ti e di se Ati Qiellor është i vërtetë dhe se Ai të do, ti mund të jetosh me kurajë dhe shpresë! …

Ndonjëherë ti mund të duash të dish pse diçka e vështirë po ndodh në jetën tënde ose pse nuk e ke marrë një bekim për të cilin je lutur. Shpesh pyetja më e mirë për t’i bërë Atit Qiellor nuk është pse por çfarë. …

… Ati Qiellor do të të udhërrëfejë kur ta pyesësh Atë se çfarë mund të bësh dhe çfarë mund të mësosh.

Së Dyti, Lutu që të Rritesh

Ati Qiellor dëshiron që ti të rritesh! …

A dëshiron që të rritesh në durim ose në ndershmëri? A dëshiron të rritesh në një aftësi? Ndoshta je i/e ndrojtur dhe dëshiron të rritesh në kurajë. “Lutju Atij!” Nëpërmjet Shpirtit së Tij, zemra jote mund të ndryshojë dhe ti mund të marrësh forcë. …

Së Treti, Lutu që të Tregosh

Ti mund të lutesh për ndihmë, që t’u tregosh të tjerëve për dashurinë e Atit Qiellor. Nëpërmjet Shpirtit të Tij, Ati Qiellor do të të ndihmojë të vësh re dikë që është i trishtuar, që të mund ta ngushëllosh atë. Ai mund të të ndihmojë që ta tregosh dashurinë e Tij duke e falur dikë. Ai mund të të japë kurajë për t’i shërbyer dikujt dhe për t’i treguar se është fëmijë i Perëndisë. …

Tregoja Atit Qiellor atë që ke në zemër.

Shtyp në Letër