Sesioni i Pasdites të së Dielës
Dëshmia e Jezusit
Pjesë të shkëputura
Çfarë është dëshmia e Jezusit?
Është dëshmia e Shpirtit të Shenjtë se Ai është Biri hyjnor i Perëndisë, Mesia dhe Shëlbuesi. …
Përtej kësaj dëshmie është pyetja: Çfarë bëjmë ne me të?
Trashëgimtarët e mbretërisë çelestiale, e “marrin” dëshminë e Jezusit në kuptimin e plotë të fjalës duke u pagëzuar, duke marrë Frymën e Shenjtë dhe duke pasur sukses nëpërmjet besimit. …
Çfarë do të thotë të jeni të guximshëm në dëshminë e Jezusit?
… Të qenit të guximshëm në dëshminë e Jezusit përfshin sigurisht ushqimin dhe forcimin e asaj dëshmie. Dishepujt e vërtetë nuk i shpërfillin gjërat në dukje të vogla që e mbështetin dhe e forcojnë dëshminë e tyre të Jezusit, të tilla si lutja, studimi i shkrimeve të shenjta, respektimi i Shabatit, marrja e sakramentit, pendimi, dhënia e shërbesës, shërbimi dhe adhurimi në shtëpinë e Zotit. …
Të qenit të guximshëm sugjeron gjithashtu të qenit të çiltër dhe publikë për dëshminë tuaj. …
Një aspekt i të qenit të guximshëm në dëshminë e Jezusit është t’ua vëmë veshin lajmëtarëve të Tij. …
Të jemi të guximshëm në dëshminë e Jezusit do të thotë t’i nxitim të tjerët, me anë të fjalës e shembullit, të jenë po ashtu të guximshëm, veçanërisht njerëzit në familjet tona. …
Një aspekt i fundit i të qenit të guximshëm në dëshminë e Jezusit që vërtet do ta përmend, është kërkimi ynë individual për shenjtërinë vetjake. …
Ftesa ime është që të veproni tani për të siguruar vendin tuaj si dikush që është i guximshëm në dëshminë e Jezusit.