Për Forcën e Rinisë
Urëlidhja e Dy Urdhërimeve të Mëdha
Maj 2024


Sesioni i Pasdites të së Dielës

Urëlidhja e Dy Urdhërimeve të Mëdha

Pjesë të shkëputura

Pamja
afishe

Shkarkoje në formatin PDF

Le ta shqyrtojmë secilin prej dy urdhërimeve të mëdha, që zbulohen dhe tregohen në përgjigjen e Jezu Krishtit. Ndërsa e bëjmë këtë, lejojeni imazhin e urës së varur mahnitëse të reflektohet në sytë e mendjes suaj.

Së pari, duajeni Zotin me gjithë zemrën, shpirtin dhe mendjen tuaj.

… Dashuria për Zotin përqendrohet së pari në zemrën tuaj, në vetë natyrën tuaj. Zoti ju kërkon që të doni me gjithë shpirtin tuaj – gjithë qenien tuaj të shenjtëruar – dhe së fundi, të doni me gjithë mendjen tuaj – inteligjencën dhe intelektin tuaj. …

… Mund ta dua Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin, gjë e cila më pas çon në lutje, studim të shkrimeve të shenjta dhe adhurim në tempull. Ne e duam Atin dhe Birin duke paguar të dhjetën, duke e mbajtur të shenjtë ditën e Shabatit, duke jetuar një jetë të virtytshme e të dëlirë, dhe duke qenë të bindur. …

Dashuria për Zotin çon drejt lumturisë së përjetshme!

… Dashuria për Zotin nuk është e plotë nëse i shpërfillim të afërmit tanë. Kjo dashuri e drejtuar tek të tjerët përfshin të gjithë fëmijët e Perëndisë, pa marrë parasysh gjininë, klasën shoqërore, racën, seksualitetin, të ardhurat, moshën ose përkatësinë etnike. …

… Që çdo urë e varur të bëjë atë për të cilën u ndërtua, kullat e saj duhet të funksionojnë së bashku në harmoni të plotë. Po kështu, aftësia jonë për ta ndjekur Jezu Krishtin varet nga forca dhe fuqia jonë për t’i jetuar urdhërimin e parë dhe të dytë me drejtpeshim e përkushtim të barabartë për të dyja. …

… Zemrat dhe mendjet tona u ngritshin lart, për ta dashur Zotin dhe u kthefshin në drejtim të të tjerëve, që ta duam të afërmin tonë!

Shtyp në Letër