Për Forcën e Rinisë
Siguria që Vjen nga Besëlidhjet nëpërmjet Jezu Krishtit
Maj 2024


Sesioni i Paradites të së Shtunës

Siguria që Vjen nga Besëlidhjet nëpërmjet Jezu Krishtit

Pjesë të shkëputura

Pamja
afishe

Shkarkoje në formatin PDF

Të dashur vëllezër e motra, ata që fitojnë siguri të vërtetë nga besëlidhjet e bëra në shtëpinë e Zotit nëpërmjet Jezu Krishtit, zotërojnë një nga forcat më të fuqishme së cilës mund t’i qasemi në këtë jetë. …

Si mund ta fitojmë një siguri të tillë nëpërmjet Jezu Krishtit? Ajo vjen nëpërmjet përulësisë, vënies së Shpëtimtarit në qendër të jetës sonë, të jetuarit sipas parimeve të ungjillit të Jezu Krishtit, marrjes së ordinancave të shpëtimit dhe të ekzaltimit dhe respektimit të besëlidhjeve që bëjmë me Perëndinë në shtëpinë e Tij të shenjtë. …

… E di se kur Zoti sheh qoftë edhe një shkëndijë dëshire ose një regëtimë përpjekjeje të drejtë në gatishmërinë tonë për të vënë në qendër të jetës sonë Atë dhe ordinancat dhe besëlidhjet që bëjmë në shtëpinë e Tij, Ai do të na bekojë, në mënyrën e Tij të përsosur, me mrekullitë dhe mëshirat e dhembshura që na nevojiten.

Shtëpia e Zotit është vendi ku mund të shndërrohemi në mënyra më të larta e më të shenjta. … Ju siguroj se pasja e shpirtit të shtëpisë së Zotit brenda vetes, na ndryshon, tërësisht. …

Ndërtimi i vazhdueshëm dhe i përshpejtuar i tempujve do të vazhdojë të na emocionojë, frymëzojë dhe bekojë. Më e rëndësishme se kjo, kur e ndryshojmë përgatitjen tonë për të hyrë në tempull, do ta ndryshojmë përvojën tonë në tempull, e cila do të na e shndërrojë jetën jashtë tempullit. Le të na mbushë ky shndërrim me sigurinë që vjen nga besëlidhjet tona të shenjta, të bëra me Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit!

Shtyp në Letër