Për Forcën e Rinisë
Jini Një me Krishtin
Maj 2024


Sesioni i Pasdites të së Shtunës

Jini Një me Krishtin

Pjesë të shkëputura

Pamja
afishe

Shkarkoje në formatin PDF

Come unto Christ [Ejani te Krishti], nga Casey Childs

Të qenit një me Krishtin dhe Atin tonë Qiellor mund të fitohet nëpërmjet Shlyerjes së Shpëtimtarit. …

Kriteret për pagëzim, ndërkohë që janë të thella, janë të thjeshta në mënyrë të pashoqe. Ato kryesisht përfshijnë përulësinë përpara Perëndisë, një zemër të thyer e shpirt të penduar, pendimin për të gjitha mëkatet, marrjen mbi vete të emrit të Jezu Krishtit, durimin deri në fund dhe të treguarit nëpërmjet veprave tona se kemi marrë prej Shpirtit të Krishtit.

Është kuptimplote që të gjitha kualifikimet për pagëzimin janë shpirtërore. … Të varfrit dhe të pasurit kanë të njëjtat kritere shpirtërore.

Nuk ka kritere për racën, gjininë apo etninë. …

Nisur nga “ngjashmëria” jonë përpara Perëndisë, ka shumë pak kuptim që të theksojmë dallimet tona. …

… Për të marrë bekimet e Shlyerjes së Shpëtimtarit, ne duhet ta ushtrojmë pozitivisht lirinë tonë morale të zgjedhjes për të zgjedhur Krishtin dhe për t’iu bindur urdhërimeve të Tij. …

Zgjedhjet më të rëndësishme mund të bëhen nga pothuajse çdo njeri pavarësisht nga talentet, aftësitë, mundësitë ose rrethanat ekonomike. …

Teksa përballemi me peripecitë e jetës, shumë ngjarje ndodhin mbi të cilat kemi pak ose nuk kemi aspak kontroll. … Por mbi zgjedhjet më të rëndësishme, ne vërtet kemi kontroll. …

Lidhur me çështje të parimit, sjelljes, zbatimit fetar dhe të jetuarit të drejtë, e kemi ne kontrollin. Besimi ynë te Perëndia, Ati, dhe Biri i Tij, Jezu Krishti, dhe adhurimi i Tyre, është një zgjedhje që e bëjmë ne. …

Ne duhet të përpiqemi fort që t’i përfshijmë të tjerët në rrethin tonë të të qenit një. …

Ne na bashkon dashuria jonë për Jezu Krishtin dhe besimi ynë tek Ai dhe të qenit fëmijë të një Ati të dashur Qiellor. Thelbi i përkatësisë me të vërtetë, është që të jemi një me Krishtin.

Shtyp në Letër