Për Forcën e Rinisë
Fjalët Kanë Rëndësi
Maj 2024


Sesioni i Paradites të së Dielës

Fjalët Kanë Rëndësi

Pjesë të shkëputura

Pamja
afishe

Shkarkoje në formatin PDF

Fjalët kanë rëndësi! …

Fatkeqësisht, fjalët mund të jenë të pamenduara mirë, të nxituara dhe lënduese. …

Nga ana tjetër, fjalët mund të kremtojnë fitoren, të jenë shpresëdhënëse dhe inkurajuese. Ato mund të na shtyjnë të rimendohemi, t’ia rinisim dhe ta riorientojmë drejtimin. Fjalët mund të na e hapin mendjen ndaj së vërtetës.

Kjo është arsyeja pse, pikësëpari, fjalët e Zotit kanë rëndësi. …

Pasja e besimit dhe vënia vesh ndaj fjalës së Perëndisë do të na afrojnë më shumë me Të. …

Së dyti, fjalët e profetëve kanë rëndësi.

Profetët dëshmojnë për natyrën hyjnore të Jezu Krishtit. Ata e japin mësim ungjillin e Tij dhe e tregojnë dashurinë e Tij për të gjithë njerëzit. …

… Fjalët e profetit kanë rëndësi për Zotin dhe për ne.

Së treti, dhe shumë e rëndësishme, janë fjalët tona vetjake. …

… Prandaj bëni kujdes se çfarë thoni dhe se si e thoni atë. Në familjet tona, veçanërisht me bashkëshortët, bashkëshortet dhe fëmijët, fjalët tona mund të na bashkojnë ose të krijojnë përçarje mes nesh.

Lejomëni t’ju sugjeroj tri fraza të thjeshta që mund t’i përdorim për ta nxjerrë jashtë thumbin nga vështirësitë dhe dallimet, për të ngritur moralisht dhe për t’i dhënë siguri njëri-tjetrit:

“Faleminderit.”

“Më fal ose më vjen keq.”

Dhe “të dua”. …

Ju premtoj që, në qoftë se “ushqeh[emi] me bollëk me fjalët e Krishtit” [2 Nefi 32:3], të cilat çojnë drejt shpëtimit, me fjalët e profetit tonë që na udhërrëfejnë dhe na inkurajojnë, si dhe me vetë fjalët tona që tregojnë se cilët jemi dhe se çfarë çmojmë si të shtrenjtë, fuqitë e qiellit do të derdhen mbi ne.

Shtyp në Letër