Për Forcën e Rinisë
Të Gjitha Gjërat për të Mirën Tonë
Maj 2024


Sesioni i Pasdites të së Shtunës

Të Gjitha Gjërat për të Mirën Tonë

Pjesë të shkëputura

Pamja
afishe

Shkarkoje në formatin PDF

Në këtë botë mundimesh, “ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë” [Romakëve 8:28]. …

Një premtim mbresëlënës! Sigurim ngushëllues nga Perëndia Vetë! …

… Kur i jetojmë me besim, sprovat dhe sakrificat që asnjëherë nuk do t’i zgjidhnim, mund të na bekojnë ne dhe të tjerët në mënyra që nuk i përfytyruam kurrë.

Ne e rritim besimin dhe mirëbesimin te Zoti se të gjitha gjërat mund të punojnë së bashku për të mirën tonë kur fitojmë një këndvështrim të përjetshëm; kur kuptojmë se sprovat tona mund të jenë “veçse për një çast të shkurtër”; kur e dallojmë se fatkeqësia mund të shenjtërohet për përfitimin tonë; kur e pranojmë se aksidentet, vdekja e parakohshme, sëmundja dhe lëngata ligështuese janë pjesë e vdekshmërisë; dhe kur mirëbesojmë se Ati i dashur Qiellor nuk jep sprova për të ndëshkuar ose gjykuar. …

… Gjërat punojnë së bashku për mirë kur japim shërbesë siç do të jepte Jezu Krishti.

Një baba, i cili u caktua në dyshe shërbestare me birin e tij të moshës së mësuesit, shpjegoi: “Dhënia e shërbesës është kur ne kalojmë nga të qenit fqinjë që u sjellin biskota miqve të mirëbesuar, në ndihmën e shpejtë e të parë shpirtërore”. Përkatësia në besëlidhje te Jezu Krishti ngushëllon, lidh, përkushton. …

Libri i Mormonit është provë që mund ta mbajmë në dorë, se Jezusi është Krishti dhe Perëndia i përmbush profecitë e Tij. …

Teksa tempujt vijnë më pranë nesh në shumë vende, një sakrificë tempulli që mund ta ofrojmë, është të kërkojmë më shpesh shenjtëri në shtëpinë e Zotit. …

Në kohë e përjetësi, qëllimi i Krijimit dhe natyra e Perëndisë Vetë janë që t’i sjellin të gjitha gjërat së bashku për të mirën tonë.

Ky është qëllimi i përjetshëm i Zotit. Është këndvështrimi i Tij i përjetshëm. Është premtimi i Tij i përjetshëm. …

… Ejani te Perëndia, Ati ynë dhe Jezu Krishti. Mirëbesoni se Ata jetojnë, ju duan dhe dëshirojnë të gjitha gjërat për të mirën tuaj.

Shtyp në Letër