Për Forcën e Rinisë
Si një Zjarr i Fshehur
Maj 2024


Sesioni i Paradites të së Shtunës

Si një Zjarr i Fshehur

Pjesë të shkëputura

Pamja
afishe

Shkarkoje në formatin PDF

Vëllezër e motra, unë dëshmoj se Perëndia e dëgjon çdo lutje që ofrojmë dhe i përgjigjet secilës prej tyre në përputhje me shtegun që Ai ka përvijuar për përsosjen tonë. … Ndodh për arsye të njohura vetëm nga Perëndia që lutjet marrin përgjigje në mënyra të ndryshme nga ajo që shpresojmë, por ju premtoj se ato dëgjohen dhe marrin përgjigje sipas dashurisë së Tij të pashtershme dhe boshtit kohor të Tij kozmik.

Në qoftë se “nuk kërkoj[më] pa të drejtë” [2 Nefi 4:35], nuk ka kufizime për sa i përket kohës, vendit apo qëllimit për të cilin duhet të lutemi. …

… Ne duhet të lutemi individualisht, në familjet tona dhe në bashkësi kishtare të të gjitha përmasave. Ne duhet ta përdorim lutjen si mburojë kundër tundimit dhe, nëse ka ndonjë rast kur ndiejmë se nuk duam të lutemi, mund të jemi të sigurt se ngurrimi nuk vjen nga Perëndia, të cilit i pikon në zemër që të komunikojë me fëmijët e Tij në çfarëdo kohe dhe në të gjitha rastet. … Kur nuk e dimë saktësisht se si apo për çfarë të lutemi, duhet të fillojmë dhe të vazhdojmë derisa Shpirti i Shenjtë të na udhërrëfejë drejt lutjes që duhet të ofrojmë. …

Në fund të fundit ne mund të shohim shembullin e Shpëtimtarit, i cili u lut shumë, shumë shpesh. …

Kundrejt sfondit të fitores së Krishtit mbi vdekjen dhe dhuratës së Tij të kohëve të fundit për mua që të kem pak më shumë javë apo muaj në vdekshmëri, unë jap dëshminë solemne për realitetin e jetës së përjetshme dhe nevojën që ne të jemi seriozë në planifikimin që bëjmë për të.

Shtyp në Letër