Për Forcën e Rinisë
Besnikë deri në Fund
Maj 2024


Sesioni i Mbrëmjes të së Shtunës

Besnikë deri në Fund

Pjesë të shkëputura

Pamja
afishe

Shkarkoje në formatin PDF

Të dashur miq të rinj në moshë, sot do të doja t’ju flisja drejtpërdrejt juve – rinisë së Kishës. …

Ndonëse Davidi përdori vetëm një gur për ta vrarë Goliathin, ai ishte i përgatitur me pesë gurë. …

Po sikur çdo gur i Davidit të përfaqësonte një forcë që na nevojitet për të dalë triumfues në jetën tonë? Çfarë mund të ishin ata pesë gurë? Unë mendova këto mundësi: …

Së pari, guri i dashurisë sime për Perëndinë. …

Dashuria jonë për Perëndinë dhe marrëdhënia jonë e ngushtë me Të na japin forcën që na nevojitet për ta shndërruar zemrën tonë dhe për t’i kapërcyer më lehtësisht sfidat tona.

Së dyti, guri i besimit tim te Shpëtimtari ynë, Jezu Krishti. … Pasja e besimit te Jezu Krishti do të thotë t’i mirëbesojmë plotësisht urtësisë së Tij, kohës së caktuar prej Tij, dashurisë së Tij dhe fuqisë së Tij për të shlyer për mëkatet tona. …

Numër tre, guri i njohurisë së identitetit tim të vërtetë. …

Çdo gjë ndryshon kur unë e di se cili apo cila jam vërtet. …

Së katërti, guri i pendimit tim të përditshëm. …

Asgjë nuk është më çliruese sesa të ndiejmë faljen e Perëndisë dhe të dimë se jemi të pastër dhe jemi pajtuar me Të. …

Guri i pestë është guri i qasjes sime te fuqia e Perëndisë. …

Si mund të mbështetemi te kjo fuqi e Jezu Krishtit? Bindja ndaj besëlidhjeve tona dhe rritja e besimit tonë te Jezu Krishti janë çelësi.

Faktikisht, do të dëshiroja që Davidi të kishte edhe një gur tjetër; ai do të ishte guri i dëshmisë sime. …

Të dashur miq, Krishti dëshiron fort që të na shoqërojë në rrugëtimin e jetës sonë. …

… Ka gëzim në të qenit dishepull i Jezu Krishtit.

Shtyp në Letër