Sesioni i Paradites të së Dielës
Pikësynimi i Perëndisë Është t’ju Çojë në Shtëpi
Pjesë të shkëputura
Gjithçka rreth planit të Atit për fëmijët e Tij të dashur, është hartuar që ta çojë gjithkënd në shtëpi. …
A do të thotë kjo që gjithçka lejohet për sa i përket mënyrës si e jetojmë jetën? … Jo, sigurisht që jo. … Tërësisht e nënkuptuar në të gjitha mësimet e Tij për të jetuar me një standard më të lartë të sjelljes morale, është një thirrje drejt përparimit vetjak, drejt besimit shndërrues në Krisht, drejt një ndryshimi të madh të zemrës. …
Nëse besojmë se pikësynimi i planit gjithëpërfshirës të Atit është të na shpëtojë, të na shëlbojë, të na japë mëshirë dhe nëpërmjet kësaj të na sjellë lumturi, cili është pikësynimi i Birit nëpërmjet të cilit realizohet ky plan i madh? …
Vullneti i Jezusit është vullneti mirëdashës i Atit! Ai dëshiron të bëjë të mundur për çdonjërin prej fëmijëve të Atit të Tij që të arrijë synimin përfundimtar të planit, jetën e përjetshme me Ta. Askush nuk përjashtohet nga ky potencial hyjnor. …
Shpëtimtari, Bariu i Mirë, shkon në kërkim të deleve të Tij të humbura derisa t’i gjejë. …
Jo, Ai nuk vë postblloqe dhe pengesa, Ai i heq ato. Ai nuk ju lë jashtë, Ai ju mirëpret brenda. …
Ky është lajmi i mirë! Jam jashtëzakonisht mirënjohës për këto të vërteta të thjeshta. Projekti i Atit, plani i Tij, qëllimi i Tij, pikësynimi i Tij, dëshira e Tij dhe shpresa e Tij janë të gjitha për t’ju shëruar, të gjitha për t’ju dhënë paqe, të gjitha për t’ju çuar ju dhe ata që i doni, në shtëpi.