Sesioni i Pasdites të së Shtunës
Një Gëzim më i Lartë
Pjesë të shkëputura
Trishtueshëm, duket se, shumë njerëz, e kanë të vështirë ta gjejnë lumturinë. …
… Të ndihesh i trishtuar nuk është një shenjë dështimi. Në këtë jetë, të paktën, gëzimi dhe hidhërimi janë shokë të pandarë. …
Megjithatë, e kam përjetuar vetë edhe agimin e lavdishëm që e mbush shpirtin me gëzim kaq të thellë, saqë vështirë se mund të mbahet përbrenda. E kam zbuluar vetë se ky vetëbesim i paqtë vjen nga ndjekja e Shpëtimtarit dhe ecja në udhën e Tij.
Paqja që Ai na jep, nuk është si ajo që na jep bota. Është më e mirë. Është më e lartë dhe më e shenjtë. …
Ati ynë në Qiell nuk e ka fshehur shtegun drejt lumturisë. Ai shteg nuk është i fshehtë. Është në dispozicion të të gjithëve!
Iu premtohet atyre që ecin në shtegun e dishepullimit, i ndjekin mësimet dhe shembullin e Shpëtimtarit, i zbatojnë urdhërimet e Tij dhe i respektojnë besëlidhjet që bëjnë me Perëndinë. …
… Është natyra e gjërave tokësore që të plaken, të kalben, të vjetrohen, apo të bajaten. Por gëzimi i perëndishëm është i përjetshëm, pasi Perëndia është i përjetshëm. …
… Ju lutem, më lejoni të sugjeroj ca hapa të fillimit në këtë udhëtim që ia vlen, drejt zbulimit të gëzimit të dëlirë. …
Gjatë ditëve, javëve dhe muajve të ardhshëm, a mund t’ju ftoj që:
-
Të shpenzoni kohë në një përpjekje të sinqertë, me gjithë zemër, për t’u afruar te Perëndia.
-
Të kërkoni me zell çaste të përditshme shprese, paqeje dhe gëzimi.
-
T’u sillni gëzim njerëzve të tjerë përreth jush. …
E kërkofshim dhe e gjetshim të gjithë ne gëzimin më të lartë që vjen nga përkushtimi i jetës sonë ndaj Atit tonë Qiellor dhe Birit të Tij të dashur!