Për Forcën e Rinisë
Cikli i Fuqishëm e i Virtytshëm i Doktrinës së Krishtit
Maj 2024


Sesioni i Paradites të së Dielës

Cikli i Fuqishëm e i Virtytshëm i Doktrinës së Krishtit

Pjesë të shkëputura

Pamja
afishe

Shkarkoje në formatin PDF

Let Him In [Lëreni të Hyjë], nga Malory Fiso

Hovi shpirtëror krijohet “gjatë një jete të tërë teksa ne e përqafojmë vazhdimisht doktrinën e Krishtit”. Bërja e kësaj, dha mësim Presidenti Rasëll M. Nelson, prodhon një “cik[ël] … të fuqishëm e të virtytshëm” [“Mundeni Botën dhe Gjeni Prehje”, Liahona, nëntor 2022, f. 97]. Në të vërtetë, elementet e doktrinës së Krishtit – të tilla si besimi te Zoti Jezu Krisht, pendimi, hyrja në një marrëdhënie besëlidhëse me Zotin nëpërmjet pagëzimit, marrja e dhuratës së Frymës së Shenjtë dhe durimi deri në fund – nuk kanë për synim të përjetohen si ngjarje që ndodhin vetëm një herë, pa menduar më për to. …

Besimi ynë te Jezu Krishti ka nevojë të ushqehet çdo ditë. Ai ushqehet kur lutemi çdo ditë, i studiojmë shkrimet e shenjta çdo ditë, reflektojmë për mirësinë e Perëndisë çdo ditë, pendohemi çdo ditë dhe i ndjekim nxitjet e Frymës së Shenjtë çdo ditë. …

… Po ashtu hovi ndërtohet kur përpiqemi fort që t’u bindemi ligjeve të Perëndisë dhe të pendohemi. …

Elementi i radhës i doktrinës së Krishtit është pagëzimi, i cili përfshin pagëzimin me ujë dhe, nëpërmjet konfirmimit, pagëzimin me Frymën e Shenjtë. Ndërkohë që pagëzimi është një ngjarje e vetme, ne e përtërijmë besëlidhjen tonë të pagëzimit në mënyrë të përsëritur kur marrim sakramentin. …

Ndërsa Fryma e Shenjtë ushtron një ndikim më të madh në jetën tonë, ne zhvillojmë në mënyrë përparuese dhe të përsëritur cilësi si të Krishtit. … Dhe në këtë mënyrë ne kemi të drejtën e përdorimit të fuqisë qiellore, që është e nevojshme për të duruar deri në fund. …

Ju ftoj ta jetoni doktrinën e Krishtit në mënyrë të përsëritur, të vazhdueshme e të qëllimshme dhe t’i ndihmoni të tjerët në udhën e tyre.

Shtyp në Letër