Sesioni i Paradites të së Dielës
Besëlidhjet dhe Përgjegjësitë
Pjesë të Shkëputura
Një besëlidhje është një zotim për të përmbushur përgjegjësi të caktuara. Zotimet vetjake janë thelbësore për rregullimin e jetës sonë individuale dhe për funksionimin e shoqërisë. …
Kur erdhi koha për Rivendosjen e plotësisë së ungjillit të Jezu Krishtit, Perëndia thirri një profet, Jozef Smithin. … Libri i Mormonit është burimi kryesor i Rivendosjes për plotësinë e ungjillit, përfshirë planin e Perëndisë për fëmijët e Tij, dhe Libri i Mormonit është i mbushur me referenca ndaj besëlidhjeve. …
Besëlidhjet ishin themelore në Rivendosjen e ungjillit. Kjo është e dukshme në hapat më të hershëm që Zoti e udhëzoi Profetin të ndërmerrte për organizimin e Kishës së Tij. …
Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme po ndërton tempuj në të gjithë botën. Qëllimi i tyre është t’i bekojnë fëmijët besëlidhës të Perëndisë me adhurimin në tempull dhe me përgjegjësitë e shenjta dhe fuqitë dhe bekimet e pashoqe të të qenit të lidhur me Krishtin që i marrin me anë të besëlidhjes.
Kisha e Jezu Krishtit njihet si një kishë që e thekson bërjen e besëlidhjeve me Perëndinë. Besëlidhjet janë të qenësishme në secilën prej ordinancave të shpëtimit dhe të ekzaltimit që i administron kjo Kishë e rivendosur. Ordinanca e pagëzimit dhe besëlidhjet që lidhen me të, janë kërkesat për hyrjen në mbretërinë çelestiale. Ordinancat dhe besëlidhjet që lidhen me tempullin, janë kërkesat për ekzaltimin në mbretërinë çelestiale, e cila është jeta e përjetshme, “më e madhja nga të gjitha dhuratat e Perëndisë” [Doktrina e Besëlidhje 14:7]. Ai është përqendrimi i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.